VIDEO/ U la në ‘arrest shtëpie’, ish-gjyqtarja tension me policët: Mos më prek

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Me tone të ashpra ka “shpërthyer” gjyqtarja Mimoza Margjeka në dalje të seancës pasi u la në fuqi masa arrest shtëpie për të dhe masa arrest me burg për bashkëshortin e saj Arben Cara, të akuzuar për korrupsion.

Në dalje të seancës ajo është përplasur me policët të cilët nuk e kanë lejuar që të flasë. Margjeka thotë se gjithçka është politike për zgjedhjet e 30 qershorit, pasi i refuzoi mandatin Valbona Sakos, ish-kryebashkiakes së Durrësit.

“Është gjithçka e përgatitur. Ky shtet nuk bëhet më. Guxoni t’i dilni përballë shtetit, harroje se guxon kush. Kush është fut në burg vetëm ata që i kanë dalë në ballë shtetit. Mos më prek, mos më shty. (përplaset me policët).

Mos më kap mor, ik ore andej, s’ka asnjë provë kërkova median në proces nuk u lejuan. Gjyqtarët janë të frikësuar kanë hall vetingun. Mos më prek moj më lër të flas ( bërtet). Prit të sqaroj gazetarët. Më leni të flas mor, ça është fjala, ça keni more. Mos më prek zonjë se do të plas andej”, tha ajo./Bl.Ba/Fjala.al

 

Të fundit

Trump kritikon kryebashkiakun e Londrës: Ka bërë një punë të tmerrshme

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump gjatë një konference të përbashkët me kryeministrin britanik, Keir Starmer,...

Radhë kilometrike kamionësh në kufirin Shqipëri-Kosovë

Një radhë e gjatë kilometrike e kamionëve të tonazhit të rëndë është krijuar pasditen e së hënës në aksin Bardhoc–Vermicë, në rrugën Morinë–Kukës, me...

Dhuna ndaj kamarierit në Vlorë, publikohet videoja e plotë

Kanë dalë pamjet e rrahjes së oficerit të policisë (ish-shefit të Rrugores në Vlorë), Arjan Isufit, pasi ky i fundit, sëbashku me një mikun...

Kosova pret Kushtetuesen për zgjidhjen e ngërçit në Parlament

Sipas vendimit aktual, deri më 8 gusht Kuvendi nuk ka të drejtë të mblidhet, pasi paraprakisht kishte konsumuar 54 herë mundësinë për të konstituuar...

Newcastle ndryshon sërish çmimin e kartonit të Alexander Isak

Duke parë interesin e shtuar të Liverpool, që kërkon transferimin e Alexander Isak, Newcastle ka ndryshuar çmimin e kartonit të sulmuesit suedez. “Qymyrxhinjtë” nuk...

Lajme të tjera

Web TV