Tragjedia në SHBA/ Burri rreh për vdekje 23-vjeçaren shqiptare, nënë e foshnjes 11-muajshe , familja kërkon kthimin e trupit në Shqipëri

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Viktima është 23-vjeçarja Elena Alinj, nënë e një vajze 11-muajsh. Ajo ndërroi  jetën si pasojë e dhunës që burri ushtroi ndaj saj duke e dërguar drejtë vdekjes.

Familja kërkon ndihmë për kthimin e trupit në Shqipëri. 23-vjeçarja shqiptare Elena Alinj, nënë e një vajze 11-muajshe ka humbur jetën, pas dhunës barbare të bashkëshortit të saj.

Mësohet se ajo është rrahur barbarisht nga burri i saj dhe ky i fundit nuk ka lajmëruar as ugjencën.

E reja humbi jetën brenda 24 orëve qëndrimi në reaminacion, pasi ajo kishte fraktura të shumta në brinjë dhe shtyllën kurizore.

Pas ngjarjes së rëndë, policia ka arrestuar burrin e saj, ndërkohë familjarët kërkojnë që trupi i 23-vjeçares të prehet në Shqipëri. Këta të fundit kërkojnë ndihmën e shqiptarëve për të kountribuar sadopak mbi shpenzimet e furneralit. Sakaq, familjarët e saj shprehen se ajo kurrë nuk ishte ankuar se e dhunonte burri i saj.

Apeli i familjareve:

Me zemër te pikëlluar lajmërojmë komunitetin shqiptar për humbjen e dhimbshme dhe të parakohshme te 23- vjeçares Elena Alinj. Shkaku i vdekjes është dhuna domestike nga partneri. Elena ka pësuar vdekje klinike nga mungesa e oksigjenit ne tru si pasojë e neglizhencës së partnerit për të njoftuar ndihmën e shpejtë në kohë.

Është konfirmuar nga mjekësia dhe rajoni i policisë që viktima ka pësuar dëme të rënda nga violenca fizike kundra saj; frakturë brinjësh, frakturë e shtyllës kurrizore, shenja kafshimi dhe njolla nëpër trup. Vajza vdiq brenda 24 orësh në ranimacion.

Elena ishte nënë e devotshme e një foshnje 11 muajshe e cila fatkeqësisht nuk do arrije ta shohë me kurrë nënën e saj. Foshnja tani ka ngelur pa prindër pasi babai i saj nuk është i pergjegjshëm. Elena erdhi ne Amerikë për një jetë më të mirë pasi fitoi llotarinë amerikane. E vetme, pa asnje te afërm në Amerike ajo ra prehe e një njeriu barbar që mesa duket nuk e kishte njohur mirë.

Lexo edhe :  Veliaj në Japoni, pritet nga kryetarja e Bashkisë së Tokios

Asnjëherë nuk është ankuar për partnerin e saj që e ka keqtrajtuar. Derisa të hënën në mëngjes pas shumë përpjekjesh për t’u lidhur me të , u njoftuam që Elena ka pësuar infrakt në zemer nga dhuna barbare e partnerit te saj.

Ndërkohë që partneri i Elenës është i arrestuar dhe pritet të dënohet ne kërkojmë ndihmë nga ju për të dërguar trupin e saj në Shqipëri ku ndodhen të gjithë të afërmit e saj dhe e ndjera të prehet në paqe.

Gjithashtu duhet te bëjmë të pamundurën që familja ( nëna dhe babai) i Elenes të fitojë të drejtën per të rritur vajzën e vogël jetime. Ju lutem na ndihmoni me sa mundësi te keni.  Linku per donacione. Ju falënderojmë nga zemra ne emër te prindërve të Elenes Agron dhe Mirela Alinj! Ru. Do/ Fjala.al

 

Të fundit

Përfundon Ligue 1, Brest hyn në Champions për herë të parë në histori të klubit

Kampionati francez uli këtë të diel siparin për sezonin 2023-2024, duke dhënë dhe verdiktet e fundit. Në fakt, kishim...

Foto/ Si e kaluan fundjavën vipat shqiptarë!

Instagrami është mbushur plot me postime të VIP-ave, të cilët na tregojnë përmes fotove të rejat më të fundit. Si çdo herë dritare.net ju tregon...

Këto janë gratë më të pasura në botë! Si i vunë pasuritë e tyre marramendëse!

Për shekuj me radhë, bota e biznesit ka qenë e dominuar nga meshkujt, ku gratë rrallë njihen për arritjet e tyre. Pas ndeshjeve të...

Mbyllet në barazim pa gola sfida Egnatia-Vllaznia, rrogozhinasit shkojnë në finale

Finalja e “Final Four” do të jetë Partizani – Egnatia. Skuadra rrogozhinase arriti të kualifikohej në ndeshjen vendimtare të titullit pasi barazoi 0-0 me...

I keni ditur? Njihuni me 8 ushqimet e konservuara që ndihmojnë në humbjen e peshës

Kur bëhet fjalë për të humbur peshë, zgjedhjet e duhura ushqimore janë thelbësore. Ushqimet e konservuara mund të jenë një opsion i shkëlqyer për...

Lajme të tjera

Web TV