Bylykbashi: PS ka frikë nga përgjigja e ODIHR. Vasili: Mazhoranca nuk i do listat e hapura 100%

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ka përfunduar pas gati 3 orësh mbledhja e Këshillit Politik, ku palët politike kanë diskutuar në lidhje me propozimin e opozitës jashtëparlamentare për ndryshimet në Kodin Zgjedhor.

Gjatë takimit ka pasur përplasje mes palëve, ku opozita kërkon hapjen 100% të listave dhe ekspertizë nga OSBE, kurse  Damian Gjiknuri e cilëson tentativë për zvarritje kërkesën e PD-LSI.

Pas mbylljes së tryezës, përfaqësuesi i PD, Oerd Bylykbashi u shpreh para mediave se, opozita i qëndron kërkesës së saj për t’iu drejtuar ODIHR për koalicionet.

“Opozita nguli këmbë në mbledhje që e vetmja pikë e agjendës të jetë nënshkrimi i përbashkët për kërkesën drejtuar OSBE/ODIHR për ndryshimin e rregullave themelore. Gjiknuri ngulte këmbë që të mbajë të pandryshuar qëndrimin e tij për të ndryshuar rregullat, ndërkohë që loja ka filluar. Opozita kërkoi me insistim që t’i drejtohemi ODIHR.

PS përsëri sot nënvizoi frikën e saj nga përgjigja që do të vijë nga ai që kemi pranuar të jetë arbitër të gjithë. Nëse PS nuk ndryshon qëndrim, bllokon funksionimin e Këshillit Politik, e për rrjedhojë edhe Reformën Zgjedhore, që është një nga kushtet për integrimin e Shqipërisë në BE”, tha Bylykbashi.

Ndërsa nënkryetari i LSI, Petrit Vasili tregon se Gjiknuri ia bëri të qartë se mazhoranca miraton ligjin që i leverdis asaj, dhe sipas përfaqësuesit të LSI është një deklarim i rëndë.

Me këtë deklaratë brenda mbledhjes, Vasili shprehet se mazhoranca qartazi e ka treguar se nuk i do listat e hapura 100% apo votimin për kandidat dhe parti.

“Mënyra si u procedua, kemi qenë në diskutim e sipër, Gjiknuri braktisi tryezën në mënyrë të njëanshme. Dua të ndaj me ju një deklarim shumë të rënëd, që deklaroi qartë që duke qenë se është mazhorancë miratojmë ligjin që na leverdis.

Lexo edhe :  Kërkoi rinumërim të votave, Alimehmeti: Duhet analizë e brendshme

Kjo shpjegon edhe për qytetarin më të fundit, e më pak të interesuar, se kemi një qëndrim të njëanshëm, të diktuar nga frika e humbjes së zgjedhjeve. Dhe për të manipuluar rezultatin, I kemi kërkuar, pse ka frikë PS t’i drejtohemi OSBE. Për çështjet që nuk ka dakordësi, që më tepër për një çështje madhore, siç është ndryshimi i njëanshëm i Kushtetutës.

Haptaz dhe qartë provuan sot edhe njëherë se nuk u intereson që shqiptarët të votojnë ata që ata duan, listat 100%, dhe partinë që duan. U kanë hequr shqiptarëve dy mundësi, të votojnë për kandidatin dhe partinë.

Asnjë nga ju, kur shkoni si qytetarë do zgjidhni dy preferenca, partinë dhe kandidatin që ju bind më shumë. PS do të mbajë pushtetin dhe të rruhet nga pandëshkueshmëria. I gjithë qëllimi i saj është politik. Çështjet pse ne i drejtohemi ODIHR janë parimore, të mëdha”,- tha Vasili./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Yuri Kim dedikim për Artan Lamen/ Ndihmoi në ndërtimin e të ardhmes së Shqipërisë

Familja e Artan Lames, ish-kreut të Katadastrës Shqiptare, që u nda nga jeta pak ditë më parë ka përcjellë...

Gara brenda llojit në PS/ Braçe: Kam humbur miq!

Erion Braçe do të vijojë të jetë deputet i Parlamentit shqiptar, pasi ishte i dyti më i votuar në listën e hapur të PS...

Ethet e finales, Sneijder: “Inter më i matur, kjo datë do të mbahet mend gjatë”

Interi dhe PSG “përplasen” këtë të shtunë në Mynih, në kuadër të finales së madhe të Champions League. Ish-lojtari i zikaltërve, Wesley Sneijder është...

U godit me shpullë nga bashkëshortja, dëgjoni këshillën martesore të Trump për Macron

Presidenti Donald Trump i dha një këshillë shumë të thjeshtë homologut francez, Emmanuel Macron, kur u pyet lidhur me incidentin e ndodhur në Vietnam...

Fëmijët me më shumë ankth rriten me këtë lloj prindi

Çrregullimet mendore janë të pranishme edhe tek fëmijët apo adoleshentët, një realitet që po kuptohet gjithnjë e më shumë vitet e fundit, falë rritjes...

Lajme të tjera

Web TV