Tirana mundet 0-3 në Bernë përballë Young Boys, ul siparin e ekipeve shqiptare në Evropë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Tirana e ka humbur 0-3 përballjen e “play-off”-it të Ligës së Evropës me Young Boys, duke ulur kështu edhe siparin e pjesëmarrjes së ekipeve shqiptare në veprimtaritë kontinentale të klubeve. Pjesa e parë e kësaj ndeshjeje, e sjellë për sportdashësit drejtpërdrejt nga Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar, në kanalin RTSH 1 HD, ka folur bindshëm për vendasit, të cilët në 8 minutat e para, kanë rrezikuar seriozisht 3 herë portën e Bekajt.

Fillimisht me anë të Sierros, pastaj falë një rrëmuje në zonën bardheblu dhe më pas me Ngalameu, por, më tepër për fat, Young Boys nuk arrin ta gjejë rrugën e rrjetës. Tirana kundërpërgjigjet vetëm një minutën e 10-të, por dy goditjet e njëpasnjëshme të Kalesë do të neutralizohen nga portieri vendas. Gjysmëora e mbetur e pjesës së parë do të karakterizohet nga rastet e shpeshta dhe gjithnjë e më të rrezikshme të skuadrës vendase, çka u dëshmua edhe nga numri i madh e i pazakontë i goditjeve nga këndi.

Rreziku më i madh për Tiranën ka qenë loja në ajër dhe, atëherë kur po dukej se pjesa e parë po mbyllej me rrjeta të paprekura, helvetët e ndëshkojnë skuadrën shqiptare pikërisht nga një goditje me kokë, me anë të nr. 16, Fasnaht. Me këtë epërsi minimale të Young  Boys të Bernës do të mbyllen 45 minutat e para. Pjesa e dytë do të nisë pa ndërrime, por me të njëjtën melodi, pasi vendasit do të gjejnë edhe golin e dytë në minutën e 52-të me anë të Nsamesë, i cili përfituar nga grushtimi që Bekaj i bëri goditjes së Ngamaleut.

Jang Bojs rrezikon të gjejë edhe një gol të 3-të menjëherë më pas, teksa mbrojtja e Tiranës fut ujë dhe nuk vonon të vijë edhe goli i 3-të, me autor Nsamenë. Misioni i bardhebluve do të bëhet thuajse i pamundur në minutën e 67-të, kur Torrasa do të marrë kartonin e dytë të verdhë dhe do të dalë nga loja me karton të kuq, duke e lënë Tiranën me 10 lojtarë. 23 minutat e mbetura dhe ato shtesë do të shohin helvetët të administrojnë epërsinë e bollshme dhe atë numerike, përtej një Tirane gjithnjë e më të pafuqishme për të reaguar.
Përfundimisht, Tirana mundet 0-3 përballë Young Boys të Bernës dhe i thotë lamtumirë aventurës kontinentale.

Lexo edhe :  Punonjësit e kadastrës i pret qelia! Rama paralajmëron në Facebook

Pa.Va/Fjala.al

Të fundit

Përplasja Lapaj-Shabani, Ana Dajko mund të rrëmbejë mandatin nëse s’ka ‘paqe’

Adriatik Lapaj dhe Endri Shabani kanë edhe pak orë kohë ta zgjidhin krizën mes tyre. Nga dita e nesërme,...

Një plagë e tmerrshme lufte çoi në lindjen e muzikës për piano me një dorë të vetme

Pasi humbi krahun në Luftën e Parë Botërore, pianisti Paul Wittgenstein porositi vepra të jashtëzakonshme që mund t’i luante vetëm me dorën e majtë....

70 ushtarë e dy helikopterë në “luftë” me flakët, riaktivizohet zjarri në Drenovë

Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 17 vatra zjarri në disa qarqe të vendit, nga të cilat 4 janë ende aktive. Zonat më...

“Procesi në Hagë, farsë e ndyrë,” Beqiri: Krerët e UÇK po gjykohen mbi bazën e shpifjes

Haga nuk i hap rrugë krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Trupi gjykues i Gjykatës Speciale e rrëzoi parashtrimin e përbashkët të mbrojtjes së...

Avokati i Metës: E ka thënë Ajatollahu, sot do ta lirojmë

Apeli i Posaçëm shqyrton sot ankimin e Ilir Metës kundër vendimit të Shkallës së Parë të 26 qershorit, që vijoi masën "arrest në burg"...

Lajme të tjera

Web TV