Hoti: Marrëveshjet me Shqipërinë për të lehtësuar jetën e qytetarëve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti në mbledhjen e përbashkët të qeverive të Kosovës dhe Shqipërisë deklaroi se marrëveshjet mes dy vendeve kanë për qëllim lehtësimin e jetës mes qytetarëve.

“Duke parë edhe listën e marrëveshjeve besoj që sot hyjmë në një fazë të re të marrëdhënieve ndërshtetërore me qëllim lehtësimin e funksionimit të jetës së qytetarëve, bizneseve tregon përkushtimin tonë. Kemi vlerësuar se me implementimin e këtyre marrëveshjeve në shëndetësi, ekonomi, kulturë tregojnë përkushtimin dhe vendosmërinë për të zgjidhur shumë nga problemet që i preokupojnë qytetarët tonë”,- tha Hoti.

Duke u ndalur tek pandemia, Hoti tha se: Po kalojmë me të vërtetë një kohë të pazakontë, për shkak të kësaj pandemie jo vetëm kemi humbur jetë njerëzish, por ka ndryshuar mënyra e jetesës përveçse ka prekur shëndetësinë dhe ekonominë tonë. Ne e përmbyllim këtë vit nga -1 deri në -3 %. Ne kemi aplikuar paketat e mbështetjes ekonomike”.

Ndërsa në lidhje me marrëveshjen e firmosur me Serbinë më 4 shtator në Uashington, Hoti tha se pa fikë ajo mund të cilësohet historike dhe hedh rrënjët për një rajon të sigurt.

“Moment i ri është marrëveshja e nënshkruar në Uashington. Po cilësohet si historike por me kalimin e kohës i gjithë spektri politik në Kosovë do ta ketë të qartë se do luajë një hap të madh neë rajonin tonë. Kjo marrëveshje ka sjellë një njohje të re me ne, kemi nisur kontaktet me Izraelin. Disa terma që i kemi hapur në Bruksel janë kornizuar”,- tha Hoti.

Më tej Hoti shtoi: “Për aq sa është e mundur t’i lëvizim dhe t’i shkrijmë fare këta kufij. Ne si Kosovë do bëjmë çfarëdo që të jetë e mundur në këtë drejtim. Kryeminsitrin Rama e mirëpres në Prizren për të bërë projektin e ridizajnuar të 150 vjetorit të Lidhjes së Prizrenit”,- shtoi Hoti./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Serie A, Milani fiton 0-2 në Venezia, por mbetet ende larg Europës

Milani sot fitoi në transfertë ndaj Venezia me rezultatin 0-2, ndeshje e vlefshme për javën e 34-t në Serie...

“6 mln eurot e lobimit Berisha i gjeti nga Gërdeci”, avokati: PD, parti familjare

Avokati Idajet Beqiri nga studio e Abc News paralajmëroi padi në SPAK ndaj Sali Berishës për kontratën 6 milionë dollarë të lobimit për heqjen...

Doshi tenton një mandat në Kukës: Pa emigracion, ku do ishit ju sot?

Në Kukës, kryetari i Partisë Social Demokrate, Tom Doshi, prezantoi programin elektoral, ku në fokus janë shëndetësia dhe shtresat në nevojë. “Fokusi jonë është luftë...

Aerodromi i Gjirokastrës pret avionët e parë turistikë, vizitorët e parë nga Italia

Aerodromi i Gjirokastrës ka pritur avionët e parë turistikë pas marrjes së statusit tre vite më parë, duke shënuar një moment të rëndësishëm për...

Takimi në Selanik, Berisha: Mos i harroni 4 ditët në tokën e askujt në pandemi

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, nga Selaniku deklaroi se "një politikë demografike e veçantë do të bëhet". "Çdo çift i ri, do të ketë...

Lajme të tjera

Web TV