Avni Rustemit i ra letër me vrimë për të vrarë Esat Pash Toptanin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Parid Turdiu, djali i Qazim Turdiut, pinjolli i një prej familjeve më të vjetra Tiranase që tashmë jeton në SHBA prej 3 dekadash, ka komentuar sot figurën e Avni Rustemit i cili më 13 qershor të vitit 1920 vrau në Paris Esat Pash Toptanin.

Përmes një komenti të publikuar në “Facebook”, Turdiu deklaron se gjyshi i tij ishte libohovit dhe i kushëri me Anvi Rustemi,

Turdiu rrëfen se kur ishte fëmijë,  një hërë në një qoshe të dhomës i është fiksuar, kur plaku Suat Asllani, një libohovit i shquar, po tregonte se ishin studentë në Itali dhe e hodhën me letër me vrimë se kush do e vriste Esatin. I ra Avniut.

Ngacmimin për të reaguar, Turdiu  deklaron se e ka marrë pasi atij i kanë dërguar një mesazh, ku dy persona publik në Shqipëri japin mendime të ndryshme për figurën e Avni Rustemit.

Pas dekorimit të presidentit për figurën e Avrni Rustemit, Mirela Bogdani e shoqatës “Tirona Intellectum”, deklaron se në dekorim ka terma komuniste dhe se vrasja ishte akt terrorist. Bogdani e cilëson Avni Rustemin killer me pagesë dhe thotë se dekorimi promovon vrasjen.

Ndërkohë historiani Pëllumb Xhufi, për të cilin Anvi Rustemi na shpëtoi nga Esati.

Vetëm 10 ditë më parë lir Meta, ka vlerësuar Avni Rustemin me Deklaratën e Flamurit Kombëtar, më e lartën e Republikës.

Postimi i plotë i Parid Turdiut.

Më çuan këtë:

Mirela Bogdani, e shoqatës “Tirona Intellectum”, deklaron se në dekorim ka terma komuniste dhe se vrasja ishte akt terrorist. Bogdani e cilëson Avni Rustemin killer me pagesë dhe thotë se dekorimi promovon vrasjen.

Krejt ndryshe e sheh çështjen historiani Pëllumb Xhufi, për të cilin Anvi Rustemi na shpëtoi nga Esati.

Lexo edhe :  Nikaragua: Vrasja e gazetarit Bill Stewart dhe fundi i regjimit të Somozës

Unë:

Ku e di Mirela se ishte “killer me pagese”?

Ku e pa Pëllumbi se shpëtoi Shqipëria? Ka me keq se i shkoi Shqipërisë?

Pse Ilir Meta dekoron një vëllavrasje mes shqiptarësh 100 vjet më parë?

Në fakt nuk besoj se ishte vrasës me pagesë. Gjyshi im ishte libohovit dhe ishin kushërinj me Anvi Rustemi

Ishin të rinj revolucionare.

Unë isha fëmijë, në një qoshe të dhomës dhe me është fiksuar, kur plaku Suat Asllani, një libohovit i shquar, po tregonte se ishin studentë në Itali dhe e hodhën me letër me vrimë se kush do e vriste Esatin. I ra Avniut.

Pse presidenti i republikës gërmon përçarje të vjetra?!

Të fundit

Champions në Rrogozhinë, UEFA miraton stadiumin e Egnatias për Europën

UEFA ka miratuar kërkesën e Egnatias që ndeshjen e raundit të parë eliminator në Champions ta luajë në stadiumin...

“Trump e Putin kanë marrëveshje të heshtur për realitetin e ri ndërkombëtar “

SHKRUAN ALBAN DACI - Beteja e SHBA-ve ndaj Iranit është çështje eksluzive e tyre. Ka akoma analistë nostalgjik që nuk shkëputen nga realiteti i...

Zhduket jahti në Portin e Durrësit, pronari bën denoncimin në polici

Një jaht i ankoruar në Portin e Durrësit u raportua ditën e sotme i zhdukur nga pronari Dorian Alikaj. Dorian Alikaj u njoftua rreth orës...

Mediu: E papranueshme, në Shqipëri nuk mblidhet Këshilli i Sigurisë

Fatmir Mediu, në një lidhje direkte me studion e “Debat” nga Alba Alishani, në A2 CNN, deklaroi se tensionet në rritje mes SHBA-së dhe...

Trump befason botën: Falenderoj Iranin, tani koha për paqe!

Presidenti amerikan, Donald Trump, në një mesazh të paprecedent për publikun amerikan dhe gjithë botën, ka pranuar se Irani e ka njoftuar administratën amerikane...

Lajme të tjera

Web TV