Lufta me pandeminë/ Gjermania ndihmon Kosovën dhe Malin e Zi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministria e Mbrojtjes e Gjermanisë dorëzoi pjesën e parë të pajisjeve mjekësore për të mbështetur Kosovën dhe Malin e Zi në përpjekjet e tyre kundër pandemisë COVID-19.

“Mallrat mjekësorë përfshijnë kryesisht pajisje mbrojtëse personale si: maska FFP2, maska kirurgjike, dorëza njëpërdorimshe dhe syze mbrojtëse. Kjo do të ndihmojë personelin mjekësor për të mbrojtur veten nga infektimi me COVID-19 kur trajton pacientët”, thuhet në një komunikatë të misionit të NATO-s në Kosovë – KFOR – të cilën kanë ndihmuar në shpërndarjen e ndihmave.

Kjo është ndihma më e madhe individuale e qeverisë gjermane e cila dedikohet për Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe forcat e armatosura të Malit të Zi, personeli mjekësor i së cilave do të punojë në spitalet civile dhe do të kontribuojë në kujdesin shëndetësor të qytetarëve.

Në njoftim thuhet se një seri e dytë e pajisjeve do të arrijë përmes transportit rrugorë, i cili përmban më shumë se 10 tonë ndihma.

Kosova dhe Mali i Zi gjatë muajve të fundit kanë shënuar rritje të numrit të të infektuarve dhe të vdekurve nga koronavirusi i ri.

Që nga fillimi i pandemisë, në Kosovë janë infektuar gjithsej 15.705 persona, prej të cilëve 13.731 janë shëruar, ndërsa 627 kanë vdekur. Raste aktive janë 1.347.

Ndërsa në Mal të Zi, që nga fillimi i vitit janë regjistruar 11,690 të infektuar, prej tyre 172 kanë vdekur. Aktualisht janë 3.900 raste aktive./REL

Pa.Va/Fjala.al

Të fundit

Vijon aksioni në Theth, prishen rreth 70 objekte pa leje, pritet ‘kuvendi’ i banorëve

Ka vijuar edhe këtë të dielë aksioni i IKMT-së për prishjen e ndërtimeve pa leje në Theth. Situata ditën...

Nis konflikti 34-ditor mes Izraelit dhe Hezbollahut

13 korrik 2006 Më 13 korrik 2006, konflikti i armatosur ndërmjet Izraelit dhe grupit shiit libanez Hezbollah mori përmasa dramatike, kur forcat izraelite vendosën bllokadë...

Protestë para DASH/ Shkarkimi nga puna i 1.300 punonjësve, e pranishme edhe Yuri Kim

Sipas një zyrtari të lartë të Departamentit të Shtetit të cituar nga Associated Press, i cili foli në kushte anonimiteti, njoftimet për shkarkim tashmë...

Fillon në Montevideo Kampionati i Parë Botëror i Futbollit

13 korrik 1930 Më 13 korrik 1930, në qytetin bregdetar të Montevideos, në Uruguai, u dha sinjali i parë për një ngjarje që do të...

Nesër nis aksioni në të gjithë vendin, sekuestro bulmetit pa faturë tatimore në treg

Nesër, sikurse paralajmëroi kryeministri Edi Rama do të nisë aksioni për sekuestrimin e prodhimeve të bulmetit pa faturë tatimore në treg. Objektivi i aksionit...

Lajme të tjera

Web TV