“I forti” i Vlorës hetohej edhe për kanabis, por faji i mbeti nënës së tij

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Xhevahir Jonuzi, u arrestua nga forcat RENEA në fshatin Hoshtimë të Vlorës, pasi ishte dënuar në mungesë me 25 vite burgim për vrasje, gjatë kohës që ka qenë në hetim për kultivim të lëndëve narkotike.

Hetimet ndaj Jonuzit janë pushuar në vitin 2019 nga gjykata e Vlorës, ndërkohë që të pandehurit për kultivim të drogës janë marrë prindërit e tij, por për shkak se i ati ka ndërruar jetë në fazën e hetimeve, çështja ndaj tij i ka kaluar të ëmës, Lejli Jonuzi.

Sipas dosjes së Prokurorisë Vlorë, janë siguruar fakte që pranë banesës së Lejli Jonuzit në fshatin Hoshtimë, janë kultivuar parcela me cannabis sattiva.

Nga të dhënat në rrugë operative janë siguruar përgjime fotografike, filmike, video në vende publike të Lejli Jonuzi. Në ambientin e jashtëm të oborrit të banesës të Lejli Jonuzit, janë vërejtur dy burra dhe një grua. Policia ka hyrë në territorin e brendshëm të banesës ku dhe është konstatuar kultivimi i cannabis sativa.

Përveç parcelës mbi tarracë janë gjetur disa thasë dhe dy bidona, mbuluar me qese plastike të zezë. Pas kontrollit në brendësi të banesës janë gjetur gjithashtu 2800 fara bime, 132kg në gjende të tharë të bimës, 167 kubike dhe 169 bimë të mbjella të gjitha të llojit cannabis sattiva./ Fjala.al

Të fundit

Përplasen dy avionë në pistë, anulohen përkohësisht fluturimet

Një incident ka ndodhur në aeroportin e Mançesterit të premten mëngjes, kur dy avionë të linjës easyJet u përplasën...

Spanja në “luftë” me flakët, raportohet për 7 viktima nga zjarret

Spanja është duke u përballur me 14 zjarre të mëdha dhe autoritetet paralajmëruan të premten se “kushte të pafavorshme” po e bëjnë më të...

“Rreziqet janë të larta” Trump niset drejt Alaskës

Trump është nisur me aeroplanin qeveritar në Bazën e Përbashkët Andreës pranë Uashingtonit. Bëhet e ditur se Trump është nisur për në Alaska. Trump postoi...

Sa zjarrvënës jemi?

Fatos Çoçoli Sikur të mos mjaftonte korriku 2025 me zjarret e shtuara 15 herë në krahasim me korrikun 2024, po kalojmë edhe në këto dy...

Goditje e fortë! Arrestohet kryebashkiaku opozitar dhe 43 zyrtarë të tjerë

Autoritetet turke arrestuan sot kryetarin e një bashkie të rëndësishme të Stambollit, së bashku me rreth 43 zyrtarë të tjerë, duke e zgjeruar fushatën kundër...

Lajme të tjera

Web TV