VIDEO/ Trump mesazh nga spitali: Do të shohim çfarë do të ndodh

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në një video 4 minutëshe nga ambientet e spitalit ku ndodhet i shtruar, presidenti i SHBA-së, Donald Trump u shpreh se ditët në vijim do të jenë një test i vërtetë për trajtimin e tij.

Në mesazhin e tij dhënë nga Qendra Kombëtare Mjekësore Ushtarake “Walter Reed”, Trump falenderoi ekipin mjekësor, por edhe të gjithë ata liderë që i kishin uruar shërim të shpejtë. 74-vjeçari u shpreh se mezi pret ti rikthehet fushatës së lënë përgjysmë.

“Erdha këtu. Nuk po ndihesha mirë, tani ndihem shumë më mirë. Unë duhet të kthehem, sepse ne ende duhet ta bëjmë Amerikën sërish të madhe.

Ne kemi bërë një punë jashtëzakonisht të mirë për këtë, por kemi akoma hapa për të bërë dhe duhet ta përfundojmë. Mendoj se do të kthehem së shpejti, mezi pres ta përfundoj fushatën.

Por kjo ishte diçka që ndodhi dhe u ka ndodhur miliona njerëzve në të gjithë botën. Ditët në vijim janë një provë e vërtetë, do të shohim çfarë ndodh”, tha presidenti amerikan.

Videoja e postuar një rrjetin social Twitter u publikua pak kohë pasi nisën të qarkullonin edhe informacione të ndryshme rreth shëndetit të kreut të Shtëpisë së Bardhë, i cili është prekur nga COVID-19. Ru. Do/ Fjala.al

Të fundit

OKB dënon vrasjen e 5 gazetarëve të Al Jazeera në Gaza

Sulmi ajror izraelit në Gaza që vrau pesë gazetarë të rrjetit të Al Jazeera dhe një gazetar tjetër të...

“Kodi i ri Penal do të rrisë stokun e dosjeve nëpër gjykata”

Kreu i Dhomës së Avokatisë në Durrës, Lorval Petani, ka komentuar në studion e Syri Tv ndryshimet në Kodin e ri Penal. Petani u...

Bisedat në SKY fundosën grupin, Balla blinte te Çela

Nga nisja e kokainës prej vendeve të Amerikës Latine, te vështirësia për të transportuar shumat e mëdha të parave e deri te nofkat që...

Zjarr në ‘Kombinat’, flakët duken edhe nga qendra e Tiranës

Një tjetër vatër zjarri është aktivizuar këtë të hënë në Tiranë. Zjarri ka rënë në zonën e Kombinatit në kryeqytet. Flakët janë aktivizuar gjatë ditës,...

SHBA i pezullon për 90 ditë tarifat ndaj Kinës

Donald Trump ka nënshkruar një urdhër ekzekutiv për zgjatjen e armëpushimit tarifor me Kinën për 90 ditë tjera, ka thënë një zyrtar i Shtëpisë...

Lajme të tjera

Web TV