Papa Françesku: A do të ketë sërish një botë post-pandemike?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Papa Françesku mendon se pandemia tregoi se politikat e tregut të lirë nuk mund të zgjidhin të gjitha nevojat e njerëzimit.

Në një enciklikë me 70 faqe, forma më e lartë e mësimit papnor, Papa Françesku përshkroi vizionin e tij për një botë post-pandemike.

“Tregu në vetvete nuk mund të zgjidhë çdo problem, sidoqoftë na kërkohet të besojmë në këtë dogmë të besimit neoliberal,” theksonte në shkrimin e tij Papa.

Kreu i Vatikanit shtoi se kapitalizmi i tregut të lirë “riprodhon veten” duke përdorur teoritë magjike të “derdhjes” ose “rrjedhjes” si zgjidhja e vetme për problemet shoqërore.

Enciklika, e quajtur “Fratelli Tutti”, ose “Të gjithë Vëllezërit”, përsëriti vizionin e papës për një shoqëri e cila shtrihet në përdorimin e pronës private.

“Tradita e krishterë nuk e ka njohur kurrë të drejtën e pronës private si absolute ose të paprekshme dhe ka theksuar qëllimin shoqëror të të gjitha formave të pronës private,” shkroi papa.

Një gamë e gjerë temash sociale duke përfshirë emigracionin, dënimin me vdekje, populizmin dhe padrejtësinë ekonomike ishinj tematika të prekura nga Papa.

Papa Françesku gjithashtu preku gjithashtu  racizmin, duke e quajtur atë një “virus që nuk zhduket por shndërrohet dhe fshihet në pritje”. Ru. Do/ Fjala.al

 

Të fundit

Njeriu i Troplinëve në vilë me pishinë, monitoronte gjithë qytetin

Juxhin Drazhi, një nga anëtarët e grupit të Troplinëve të drejtuar nga Ervis Doçi (i njohur si Visi i...

Greqia vijon luftën me zjarret, raportohet një i vdekur

Një burrë ka humbur jetën në Greqi të premten, si pasojë e zjarreve të përhapura nga erërat e fuqishme. Më shumë se 200 zjarrfikës, të...

“Kur sundimtarët telefonojnë”, Kadare u largua me dinjitet nga kjo botë

Gazeta e njohur gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung” e vlerëson veprën e fundit të Ismail Kadaresë “Kur sunduesit grinden”. Michael Martens I rënë në mëshirë të fatit,...

Agron Shehaj ndan momentet me familjen nga ura ikonike e Brooklyn

Kreu i partisë Mundësia, Agron Shehaj ka ndarë një fotografi me familjen, nga një vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në një foto të...

Tjetër shitje nga Bayern, Coman përfundon në Arabinë Saudite

Kingsley Coman po largohet nga Bayern. Mediat gjermane raportojnë se sulmuesi francez është duke negociuar me Al Nassr në Arabinë Saudite. Në Mynih nuk janë...

Lajme të tjera

Web TV