“Nuk e vutë ujin në zjarr”/Gjuzi: PS të tërhiqet nga votimi për Kodin Zgjedhor, nuk morët parasysh propozimet tona

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Deputeti Kujtim Gjuzi është shprehur sot gjatë fjalës së tij në Kuvend kundër votimit të ndryshimeve kushtetuese në Kodin Zgjedhor.

Propozimet e 7 partive politike parlamentare nuk u morën parasysh nga mazhoranca dhe se ky kod nuk mund të votohet kështu siç është.

“Në qershor 7 parti politike ju dorëzuan amendamente për Kodin Zgjedhor, nuk e vutë ujin në zjarr. Mora pjesë edhe ë mbledhjen e komisionit të ligjeve ju vijoni të kontrolloni çdo gjë e më ndërprisni fjalën. Nëse nuk vendosni të zbatoni kërkesat e ODIHR që do komisionerë jo partiakë dhe do më shumë bashkëpunim mes palëve, ju po shkoni drejt diktaturës.

Është përgjegjësia juaj në lidhje me çka kërkoj. Kolegët e mi propozuan që kryetarët të jenë në 12 prefektura, ky propozim është në konflikt të hapur interesi. Sot po shkojmë drejt një mashtrimi, PS të mos e votojë sot këtë Kod. Të mblidhet në një tryezë më e madhe që situata të mos jetë më e ndezur. Ndryshe do ketë kaq shumë probleme, përgjegjësinë për të cilën do ta mbani ju (Ruçit), që tani do jeni i propozuar në qarkun Fier. Në zyrë më keni thënë do i merrni parasysh të gjithë. Kjo është skandaloze”,- tha Gjuzi. /Ra.My.Fjala.al/

Të fundit

Projekti i BB për turizmin, qeveria kërkon shtyrje të afatit për shtesën 30 mln USD

Qeveria ka kërkuar shtyje me 11 muaj të afatit të mbylljes së shtesës së projektit i”Zhvillmi i Integruar Urban...

Greqia ashpërson politikat ndaj emigrantëve, çdo bëhet me punëtorët sezonalë?

Qeveria greke ka njoftuar masa të reja më të ashpra kundër emigracionit të paligjshëm, duke planifikuar eliminimin e një rregulli që u lejonte emigrantëve...

Me blloqet shumëngjyrëshe, Piramida e Tiranës përfaqëson një Shqipëri në ndryshim

Maja e Piramidës, siç e quajnë banorët e Tiranës, është një vend i shkëlqyer për të parë horizontin e kryeqytetit të Shqipërisë, shkruhet në...

Ilir Alimehmeti ankimon rezultatin e 11 majit, kërkon rinumërimin e votave në Tiranë

Kandidati i partisë Demokratike në zgjedhjet e 11 majit, Ilir Alimehmeti ka ankimuar rezultatin, duke kërkuar rinumërimin e votave në qarkun e Tiranës. “Komisioneri Shtetëror...

“Në ’62 filluam të transmetonim”/ Dëshmia e rrallë e operatorit të parë të RTSH-së

Sa herë që kaloj në atë rrugë, kryesisht vitet e fundit, shoh me keqardhje rrënimin e asaj ndërtese. Disa persona që shesin sende të...

Lajme të tjera

Web TV