Ambasada e SHBA: Ismail Kadare, nderohet me çmimin e madh ndërkombëtar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, njofton se shkrimtari i njohur Ismail Kadare, do të vlerësohet me çmimin ndërkombëtar ‘Neustadt’ për Letërsinë të këtij viti.

Në një njoftim zyrtar ambasada amerikane thotë se Festivali Neustadt i Letërsisë është një nga ngjarjet më të mëdha të letërsisë botërore.

“Kemi kënaqësinë të njoftojmë se shkrimtari i shquar shqiptar Ismail Kadare do të nderohet me Çmimin Ndërkombëtar Neustadt për Letërsinë të këtij viti.

Si një nga ngjarjet më të mëdha të letërsisë botërore, Festivali Neustadt i Letërsisë është një festim i librave dhe kulturës ndërkombëtare, sponsorizuar nga World Literature Today dhe organizuar nga Universiteti i Oklahomës.

Këtë vit, ngjarja do të zhvillohet virtualisht dhe do të jetë pa pagesë për të gjitha ata që regjistrohen.

Ju ftojmë të bashkoheni me ne dhe të shohim me krenari poetin dhe novelistin më të njohur të Shqipërisë teksa nderohet për arritjet e tij”, njofton ambasada./Bl.Ba/Fjala.al

https://www.facebook.com/usembassytirana/posts/10157741241150838

Të fundit

A po rritet realisht ekonomia shqiptare? Shifrat tregojnë disa “po” dhe disa “jo”

Ekonomia shqiptare u rrit me 3.4% në fillim të vitit, por jo mjaftueshëm. Rritja mbështetet tek administrata, ndërtimi e...

Miratohet plani, një fushë futbolli në muzeun “Martin Cani”

Në mbledhjen e fundit, Komiteti Ekzekutiv i FSHF-së miratoi ndërtimin e një fushe me bar artificial pranë muzeut “Martin Cani”. Pas kërkesës së familjes Cani...

Kapet teksa tentonte të vidhte në një banesë, arrestohet 35-vjeçari

Një 35-vjeçar është arrestuar nga Policia e Durrësit pasi u kap në flagrancë teksa tentonte të kryente një vjedhje në një banesë në lagjen...

“Ore ç’punë keni me ata që mbjellin shalqi e pjepër?!”

Deputeti socialist Erion Braçe ka kritikuar strukturat e Policisë së Shtetit, duke denoncuar thirrjen, të cilën ai e quan të paligjshme, në Komisariat të...

“Në tre mandate na lëruat nënën, tani do ktheheni nga baba”

Deputeti lushnjar Saimir Korreshi, ka mbajtur një fjalim sa ironik aq edhe denoncues për situatën në qytetin e tij, kur ka deklaruar se mbeturinat...

Lajme të tjera

Web TV