Aplikimet në Master tek Universiteti i Tiranës, ja afatet dhe dokumentet e nevojshëm

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Aplikimet në Master tek Universiteti I Tiranës, afatet dhe dokumentet e nevojshëm
Pas proçesit të përzgjedhjes së maturantëve të cilë fituan të drejtën e studimit në ciklin e parë Bachelor në Universitetet e Tiranës, aktualisht vazhdojnë të qëndrojnë të hapura afatet për studentët që dëshirojnë të thellojnë studimet në ciklin e dytë, në programet e integruara për master shkencor dhe master profesional. Mënyra dhe kriteret e aplikimit nuk ndryshojnë shumë nga viti I kaluar, teksa udhëzimet kanë muaj që janë publikuar në faqet zyrtare të fakulteteve.

Dokumentet për aplikim janë të njëjta për çdo fakultet në UT:
1.Fotokopje e noterizuar e Diplomës së ciklit të parë ose në mungesë të saj, fotokopje e noterizuar e listës së notave.
2. Fotokopje e noterizuar e Diplomës dhe Certifikatës së shkollës së mesme.
3. 2 fotografi format dokument.
4. Fotokopje e kartës së identitetit.
5. Formulari I aplikimit, I cili tërhiqet pranë sekretarive të Institucioneve të Arsimit të Lartë ku po aplikohet.
Afatet
Afati I fundit për aplikim sipas një urdhëri të Universitetit të Tiranës, është data 11 tetor por sipas një urdhërit të ri, afatet janë shtyre si psh: në Fakultetin e Shkencave Sociale, dita përfundimtare është shpallur 18 tetori, ndërkaq në Fakultetin e Histori-Filologjisë studentët kanë kohë të aplikojnë deri në javën e parë të nëntorit. Studentët duhet të interesohen në sekretariatet përkatëse fakulteteve ku kanë vendosur aplikimet, në mënyrë që të mos humbin mundësinë për të dorëzuar dokumentet. Fl.St/fjala.al

Të fundit

Si lindi jeta? Zbulohet ‘Qyteti i Humbur’ nën oqeanin Atlantik

Thellë në zemër të Oqeanit Atlantik, shkencëtarët kanë zbuluar një botë nënujore të pabesueshme dhe të mistershme, që mund...

Irani e sheh Shqipërinë si vend armik? Flet teologu shqiptar

Eni Kokomani, teolog shqiptar që jeton në Iran, tregoi në një intervistë për emisionin “Now” me gazetaren Greta Topjana se në Iran Shqipëria nuk...

E bleu 500 mijë euro, zjarr në apartamentin e Françeska Muratit në Tiranë

Flakët kanë përfshirë pasditen e kësaj të diele apartamentin e ish-banores së Big Brother Vip, Franceska Muratit. Burime për mediat bëjnë me dije se banesa...

Flet shqiptari nga Irani: Kishim informacion për sulmin, uraniumi u largua më para

Eni Kokomani, teolog shqiptar që jeton në Iran, tregoi në një intervistë për emisionin “Now” me gazetaren Greta Topjana se Irani kishte informacione para...

Netanyahu i ndryshoi mendjen Trump-it me një telefonatë (prapaskena)

Pasi vendosi të sulmonte Iranin, presidenti amerikan Donald Trump donte të përqendrohej vetëm në bazën e Fordow, por kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu e bindi...

Lajme të tjera

Web TV