Portokallia me ndryshime të mëdha/ Regjisori Altin Basha largohet pas 17 vitesh, ja kush e zëvendëson

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mbrëmjen e djeshme ka nisur edhe sezoni i ri i spektaklit të njohur të humorit Portokalli. Si çdo sezon të ri ky program humori ka pësuar ndryshime, por kësaj radhe duket sedo të ketë risi të shumta.

Largimi i parë i bujshëm ishte Xhemi Shehu, e cila zëvendësohet nga e rikthyera Eneda Tarifa. Sakaq, trupa e aktoravë kryesore mbetet pothuajse e njëjtë, përveç largimit të Renada Cacit, ndërkohë që pas 17 vjetësh Altin Basha është larguar nga ky spektakël. Në vend të tij do të jetë Indrit Çobani, aktor dhe regjisor i njohur për një sërë projektesh në kinematografi si “Ti mund të më quash Xhon” (2017), “180 Gradë” (2011) apo “Dita zë fill” (2017).

Ditën e djeshme, gjatë intervistave të shkurtra të aktorëve si Florian Binaj apo Rezart Veleshnja, vihet re se me sezonin e ri të Portokallisë, do të ketë një sërë ndryshimesh.

“Do ketë shumë ndryshime, e para, që nga mënyra e re dinamike se si do përcillet ky emision në televizor për publikun e gjerë. Do jenë gjithë personazhet e dashur. Nga java në javë do shtohen personazhet e rinj dhe do kemi teknika të reja inovative, për herë të parë në Portokalli, të cilat do keni mundësi t’i shihni në javët në vazhdim”, u shpreh Florian Binaj.

Rezart Veleshnja tha se “ne gjithmonë kemi patur të reja dhe për këtë sezon kemi edhe më shumë risi, madje kemi një ndryshim në platformë, të përgjithshme regjisoriale. Kemi një lojë të re aktoreske dhe prurje të reja aktorësh.”

Pa.Va/Fjala.al

Të fundit

Hodhi mbeturina nga makina/ E pëson personazhi i ‘TikTok’-ut, Kozak Braçi!

Një video e publikuar në rrjetet sociale që tregonte një person duke hedhur mbeturina nga dritarja e një automjeti...

Trump paralajmëron Moskën: Marrëveshje ose sanksione të reja

Presidenti i SHBA, Donald Trump tha se disa raketa mbrojtëse ajrore Patriot janë tashmë rrugës për në Ukrainë, një ditë pasi njoftoi një marrëveshje...

Fytyrat e burgut: Fizionomia sipas Cesare Lombrosos

Intuitat (e gabuara) të Cesare Lombrosos, i cili në shekullin e nëntëmbëdhjetë u përpoq të shpjegonte krimin dhe dhunën, bazoheshin në një pseudoshkencë të...

5-0 për të na zbritur me këmbë në tokë! Europa nuk të fal…!

Nga ERVIN BAKU "Kujdes euforinë", shkruaja 10 ditë më parë. Isha ndër shumë të paktët syresh, në mos i vetmi... Egnatia shkoi në Islandë me...

U përplas me pemën gjatë ndjekjes nga policia, ndërron jetë 23-vjeçari shqiptar në Itali

Një 23-vjeçar me origjinë shqiptare ka ndërruar jetë tragjikisht një ditë më parë në Itali. Mediat italiane bëjnë me dije se Kevin Anghele ndërroi jetë teksa po tentonte...

Lajme të tjera

Web TV