Çfarë lloj kryeministri do jetë Lulzim Basha nëse PD vjen në pushtet? Si përgjigjet Albana Vokshi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shumë njerëz në Shqipëri i bëjnë pyetje vetes se nëse PD vjen në pushtet çfarë lloj kryeministri do jetë Lulzim Basha? Këtë herë kjo pyetje nga emisioni HARD TALK NGA ROLAND QAFOKU iu drejtua Albana Vokshit, anëtares së kryesisë së PD dhe një nga bashkëpunëtoreve më të ngushta të Bashës. Vokshi parashikimin e saj e lidhi me  ato punë që Basha ka bërë që në start të politikë së tij si pjesë e KOP dhe në qeveri. Sipas Vokshit duke parë këtë sukses ai do jetë i suksesshëm.

Ajo çka unë dua të them është që ashtu si ka qenë i suksesshëm në aktivitetin e tij profesional para se të hynte në politikë, ashtu sikurse ishte i suksesshëm edhe gjatë periudhës së fushatës së 2005, ashtu sikurse ishte i suksesshëm edhe në çdo ministri që ka drejtuar zoti Basha. Dhe unë mund të përmend të gjitha arritjet e qeverisë Berisha kur ministër ka qenë zoti Basha. Ndaj them dhe duke pasur dhe një model qeverisje ku zoti Basha ka qenë pjesë e një ekipi shumë të suksesshëm, sigurisht zoti Basha me vizionin e tij, duke qeverisur përmes dijes dhe jo duke u bërë palë me krimin, korrupsionin, trafikantët, por përmes dijes, duke pasur një ekip të shkëlqyer, duke pasur një program, të gjitha këto së bashku i dëshmojnë çdo shqiptari që qeverisja e Lulzim Bashës do jetë me dhe për interesin publik./Fjala.al/Ke.Ba 

 

Të fundit

Donnarumma lihet në hije, Guardiola hedh sytë te një portier tjetër

Manchester City është tërhequr nga gara për portierin Donnarumma. Arsyeja është kërkesa e lartë financiare e PSG-së. Pep Guardiola shqyrton...

Cilat janë shenjat e zodiakut më me fat për muajin shtator?

Sipas astrologëve, katër shenja të zodiakut pritet të jenë veçanërisht me fat gjatë muajit shtator, në dashuri, karrierë dhe vendime të rëndësishme personale. Luani Ky është...

“PD do pranojë të hyjë në Kuvend dhe të marrë 3300 euro rrogë nga Rama”

Sesioni parlamentar i Kuvendit të zgjedhur më 11 maj nis punimet në muajin shtator, por opozita përveçse është në krizë, ka shfaqur edhe një...

6.6 milionë turistë kanë hyrë në Shqipëri deri në korrik

Venla, Henli dhe Antti janë një grup të rinjsh nga Finlanda që kanë ardhur për pushime në Shqipëri. “Është hera e parë që vij në...

Kandidati i Lapajt: Në akademinë time, fëmijët jetimë e kanë kursin falas

Azmer Duleviç, inxhinier elektrik dhe kandidat për deputet në zgjedhjet e fundit në listat e "Shqipëria Bëhet", ka njoftuar se të gjithë fëmijët që...

Lajme të tjera

Web TV