Haradinaj: Rama nuk më hapi telefonin ditën e tërmetit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri ende në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj vijon të lëshojë akuza ndaj homologut në Shqipëri, Edi Rama.

Në një intervistë për “Insajderi”, Haradinaj ka treguar se nuk ka komunikuar me Ramën që prej pranverës së 2019-ës, ndërsa ditën e tërmetit, më 26 nëntor, kreu i ekzekutivit shqiptar nuk i është përgjigjur në telefon.

“I kam bërë një telefonat në ditën që ndodhi tërmeti e kam thirrur por nuk është përgjigjur dhe prej atëherë nuk kam provu me thirrë ose diçka tjetër”, është shprehur Haradinaj.

Më tej, Ramush Haradinaj ka vijuar me akuzat për mbështetjen që, sipas tij, Rama i ka dhënë idesë së ndryshimit të kufijve të Kosovës.

“Ka qenë i angazhuar kryeministri Rama në opsionin e marrëveshjes Kosovë-Serbi, i njohur si shkëmbim i territoreve – por që do të rezultonte me ndarje të Kosovës. Zotëri Rama ka qenë i kyçur që në inicimin e kësaj mënyrë të marrjes vesh jo vetëm Kosovë-Serbi, por edhe një marrëveshje paqeje shqiptaro-serbe”, është shprehur ndër të tjera Haradinaj.

Rama ka depozituar më herët një padi për shpifje kundër Haradinajt për shkak të akuzave që i ka bërë për këtë çështje./Fjala.al

Të fundit

Popullsia e BE-së rritje rekord, migrimi drej Europës çon në 450 milionë banorë në 2024

Migrimi drejt Bashkimit Evropian ka çuar popullsinë e tij në një nivel rekord prej 450.4 milionë banorësh në vitin...

Trump viziton Teksasin pas përmbytjeve tragjike! Kritika të forta për menaxhimin e krizës

Presidenti i SHBA, Donald Trump, mbërriti pasditen e sotme në Teksas, shteti që është zhytur në zi pas përmbytjeve të 4 korrikut, ku humbën...

Aksioni në Theth/ Një person me 400-500 mijë euro ndërton në tokë të vet dhe s’merr leje

Anëtari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, njëkohësisht Drejtori i Shërbimit Social në Tiranë, Alfred Muharremi, i ftuar në rubrikën “Opinion” në News24, për të...

“Zaptim vend e pa vend”/ Braçe ‘shpërthen’ ndaj Bashkisë së Tiranës

Aksioni për lirimin e hapësirave publike duhet të ishte bërë me kohë dhe Këshilli Bashkiak duhet të merrte vendime në interes të qytetarëve, jo...

Bitcoin thyen rekordin historik! Fuqia e kriptove ‘trondit’tregun, ja vlera që kapi

Bitcoin vazhdoi rritjen e tij herët të premten, duke arritur një rekord prej 118 mijë dollarësh. Kriptomonedha është rritur për dy ditë, duke tejkaluar nivelet...

Lajme të tjera

Web TV