Analisti Andi Bushati në emisionin “Open” në Top Channel shpjegoi arsyet, sipas tij, përse gazeta gjermane “Bild” e ka fshirë lajmin për lobimin me para ruse të Lulzim Bashës, kryetar i Partisë Demokratike.
“Bie dakort me Carlon (Bollino) për këtë punë e parave. Nga erdhën paratë? Është misteri i parave, si kanë shkuar nga PD në Amerikë. Vetë Basha ka dhënë 2-3 versione të kundërta. Përveç kësaj që është një fakt gjysmë i pranuar është edhe pjesa tjetër, që janë para ruse dhe janë përdorur nga PD për të prishur punë në integrimin, është një përrallë. Meqe këtë përrallë (Bild) e ka pasur të pambështetur ka hequr gjithë artikullin”, deklaroi Bushati.
Spahiu me deklaratë të fortë: Basha me lobimin në SHBA bëri pastrim parash