“Kryebashkiaku është filmuar duke pirë drogë”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pak javë më parë, në emisionin “Opinion” gazetari Artan Hoxha deklaroi se dispononte një video denoncuese për një kryetar bashkie.

Gjatë emisionit të sotëm, ku po trajtohet çështja e kryebashkiakëve që po largohen si pasojë e dekriminalizimit, Hoxha u pyet mbi përmbajtjen e kësaj video. Sipas gazetarit, kryetari i një bashkie në Shqipëri është filmuar duke pirë drogë.

Pjesë nga diskutimi

Artan Hoxha: Çështja e tërmetit e spostoi atë.

Gazment Bardhi, Sekretar i Përgjithshëm në PD: Kam dijeni, e kam parë videon, por nuk e disponoj.

Artan Hoxha: Dijeni mund të kenë, nuk e di nëse e kanë parë. Është në ambient publik, se po të ishte në zyrë nuk ke si e filmon. Nëse e merr narkotikun në banesë apo në një ambient të mbyllur, nuk ka asnjë problem se thua jam përdorues. Përveç faktit që je i zgjedhur vendor, pastaj kalon në një nivel tjetër. Por, nëse e merr në ambient publik ky është problem. Kam ndjekur dhe rastet e denoncuara nga opozita, sigurisht për gjithë rastet kanë qenë pozitive, për faktin se i ka rrëzuar prokuroria më mbrapa. Gjej rastin ti përgëzoj. Kontrolli duhet bërë para se ata të zgjidhen dhe jo pasi të zgjidhen. Ai proces zgjedhor ka pas një kosto për taksapaguesit shqiptar.

Të fundit

Drama e opozitës, një lider që as fiton, as ikën

Nga Preç Zogaj Patia Demokratike me koalicionin “Shqipëria madhështore” humbi të dielën zgjedhjet për herë të katërt radhazi gjatë dymbëdhjetë...

Isuf Çela përmbys rezultatin me votat e Diasporës, merr mandatin e dytë të PD në Kukës

Votat e diasporës kanë rezultuar një surprizë e vërtetë për qarkun e Kukësit. Rezultati për qarkun verilindor është përmbysur mes kandidatëve të PD. Numërimi i votave...

“Flamuri e Albana të dilnin në listë të hapur”/Xhaferaj skanon 11 majin, ku gaboi Berisha

Deputeti i Partisë Demokratike, Ferdinand Xhaferaj, i cili mbeti jashtë garës së 11 majit, renditi disa nga arsyet pse Sali Berisha dhe opozita i...

Mori shumë vota por jo mandate/ Lapaj ankohet për sistemin elektoral: Duhet ndryshuar

Me procesin e numërimit të votave që po shkon drejt fundit, ku tanimë vëmendja është përqendruar tek zarfet e Disaporës, kreu i lëvizjes “Shqipëria...

37 vite pasi ngriti trofeun për Zvicrën/ Eurovizioni rikthen në skenë Celine Dion?

Kanë qarkulluar informacione se Celine Dion do të rikthehet në skenën e Eurovision sonte, 37 vite pasi ngriti trofeun për Zvicrën me këngën “Ne...

Lajme të tjera

Web TV