Kryemadhi: LSI është për proporcional me lista të hapura

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sipas kryetares së LSI, Monika Kryemadhi, hapja e debateve dhe diskutimeve për sistemin zgjedhor është lojë në interes të Edi Ramës. Pa sipas saj me këto diskutime, Edi Rama kërkon të çfokusojë vëmendjen nga skandalet që kanë prekur vendin.

Kryemadhi tha dhe një herë se LSI është për proporcional me lista të hapura por kjo të kalojë në referendum për t’u vendosur nga qytetarët.

“Le të flasim për sistemin. Me çfarë do e ndryshosh sistemin? Me ata deputetë që janë aty nuk e ndryshon dot se ata nuk janë legjitim. Nëse ti do të kishe një Gjykatë Kushtetuese, 82 deputetë janë të ligjshëm, pjesa tjetër është ilegjitime. Sistemi dhe mund të ndryshojë, por mund të ndryshojë me një Referendum, sepse ky Parlament sistemin nuk ta ndryshon dot”, tha, Kryemadhi në emisionin “5 pyetje nga Babaramo”.

-Si e shikoni idenë e z. Basha që është i gatshëm për një mazhoritar të pastër? A mendoni se kjo ju dëmton ju si parti e tretë?

Kryemadhi: Jo fare. Sepse po e bëra mazhoritar të pastër do ta kalosh me dy raunde. Nuk dëmtohet, madje fiton më shumë me mazhoritar, partia e tretë dhe partia e katërt. Por, ka një problem pasi në kushtet ku ne jemi sot, është më mirë që njerëzit të jenë të lidhur drejtpërdrejt me deputetin. Për mua, që të kenë një përfshirje, që t’i krijosh mundësi edhe shumë partive të tjera për t’u futur, ne themi sistem proporcional-rajonal me lista të hapura, sepse ne kemi bërë grevë urie për sistemin zgjedhor. Historia e sistemit sot është loja e Edi Ramës, sepse kërkon të ç’fokusojë vëmendjen nga skandalet që kanë prekur vendin. Pse çuditërisht kur bëhej gati dakordësimi për reformën zgjedhore hidhet historia e sistemit në lojë?

Lexo edhe :  Berisha sulmon dhe fyen kreun e SPAK-ut/ Altin Troplini është Irena me pantallona!

-Ç’të keqe ka një sistem proporcional-kombëtar me një barazh të pranueshëm, me një limit të pranueshëm? Në qoftë se dikush hedh këtë ide, pse bëka lojën e Edi Ramës?

Kryemadhi: Sot ti duhet të mbyllësh 9 kushtet e Bundestagut deri në mars.

–Me këtë sistem proporcional-kombëtar a e shmangni fenomenin e Dibrës, të Shijakut e kështu me radhë…

Kryemadhi: Fare nuk e shmang, madje ti e shton, sepse për këtë dalje duhen 12 mijë vota dhe në qoftë se në Dibër duhet të blinte 12 mijë vota, tani gjen nga një kriminel për çdo qark dhe blen nga 1 mijë vota për çdo qark që është shumë më e lehtë sesa të blesh në Dibër 12 mijë vota’.

Të fundit

Ekipet shqiptare në Europë: Egnatia dominon, fiton edhe Drita e Kosovës

Egnatia fitoi sot 1-0 në nisjen e rrugëtimit të saj në UEFA Champions League. Kampionët e Shqipërisë u përballën...

“Arrestuat ketrin, jo klientët e Epstein”/ Elon Musk shpërthen kundër Trump

Elon Musk ka ndezur një valë të re polemikash pas një postimi të ashpër dhe ironik në platformën e tij X (ish-Twitter), ku sulmoi...

Merkato, Igli Tare po ndjek dy emra në kampionatin anglez

Milan synon të përforcohet jo vetëm në mesfushë këtë merkato ku po ndiqen emra si Granit Xhaka, Ardon Jashari, Javi Guerra e ndonjë tjetër,...

“Salianji është kurban i Berishës, ai është i përdorur”

Pas 9 muaj e gjysmë në burgun e Fierit ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji i cili u dënua për kallëzim të rremë, si...

Ardian Ismaji ndryshon ekip, zyrtarizohet te Torino!

Futbollisti nga Kosova që luan për kombëtaren e Shqipërisë, Ardian Ismajli është bërë me skuadër të re. Mbrojtësi shqiptar është prezantuar te skuadra e...

Lajme të tjera

Web TV