Vrasja në ish-Bllok, shtyhet gjyqi ndaj Ervis Martinajt dhe Elion Hatos

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Është shtyrë seanca paraprake në gjykatë për Ervis Martinajn dhe Elio Hadon, të akuzuar për përplasjen me armë zjarri në një lokal në ish-Bllok, ku mbeti i vrarë shtetasi Fabian Gaxha.

“Fjala.al” mëson se shkak për shtyrjen e seancës është bërë mos njoftimi i të gjitha palëve për gjyqin e sotëm.

Ngjarja e rëndë ndodhi më 4 tetor të 2018, ku nga përplasja me armë u vra Gaxha dhe u plagosën Hado e Martinaj.

Sipas dosjes së prokurorisë, për vrasjen akuzohet komandoja i Forcave Ushtarake Marviol Bilo, kushëriri i këngëtares Elvana Gjata, njëherësh dhe truproja i të fejuarit të saj, Ervin Mata.

Ndaj tij është ngritur gjithashtu akuza e vrasjes së mbetur në tentativë ndaj biznesmenit Ervis Martinajt dhe mikut të tij Elion Hato dhe ajo e “Mbajtjes pa lejë të armëve luftarake”.

I pandehur është marrë dhe Ervin Mata pasi prokuroria ka ngritur akuzën e Moskallëzimit të krimit dhe Përkrahje të autorit të krimit”, pasi dyshohet se është personi që ka ndihmuar komandon Marviol Bilon të largohet me shpejtësi nga vendi i ngjarjes, duke mos u arrestuar sot e kësaj ditë nga policia kriminale e Tiranës./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Sa tatim paguajnë shqiptarët mbi pagat dhe shtëpitë?

Tatimi që arka e shtetit ka mbledhur nga të ardhurat e krijuara nga qytetarët shqiptarë përmes pagave dhe nga...

Tenda, pedana e struktura betoni/Vijon në Durrës aksioni për lirimin e hapësirave publike

Edhe pse fundjavë, strukturat e IMT-së vendore, Policia Bashkiake dhe struktura të tjera në varësi të Bashkisë Durrës kanë vijuar aksionin për lirimin e...

Radhë në doganën e Qafë-Botës, udhëtarët presin deri në 3 orë

Që prej arrestimit të 14 doganierëve grekë në pikën kufitare të Mavromatit, që ndodhet përballë doganës së Qafë Botës në kufirin Shqipëri–Greqi, qarkullimi në...

Rreziku nga qumështi ambulant/ 12 orë transport jashtë frigoriferit, bëhet i rrezikshëm

Qumështi i fermerit të vogël që shitet në trotuare në formë ambulante nuk është i sigurtë, sepse për të mbërritur deri këtu, kësaj shisheje...

Trump përmbushi ëndrrën sovraniste të opozitës shqiptare

Nga Mero Baze Vendimi që Departamenti i Shtetit të mos komentojë më mbi ndershmërinë, integritetin dhe legjitimitetin e zgjedhjeve të huaja është një ikje nga...

Lajme të tjera

Web TV