Ja cilët janë armiqtë e secilës shenjë të horoskopit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Peshorja ka Ujorin – Peshorja dhe Ujori janë dy shenja të papajtueshme dhe arsyeja është shumë e thjeshtë: e para do të jetë e lavdëruar gjatë gjithë kohës, ndërsa tjetra i urren sentimentalizmat e kota. Sigurisht, ekzistojnë përjashtime, por Peshoret duan dikë pranë tyre që nuk është i ftohtë dhe i shkëputur si Ujori.

Akrepi ka Peshoren – Për Akrepin nuk ka armik më të keq se Peshorja. Është sikur pas asaj pamjes së saj të shkëlqyer duket se gjithmonë ka diçka për të fshehur dhe kur Akrepi ndeshet me njerëz të pandershëm dhe të rremë i bënë ata të vuajnë.

Shigjetari ka Demin – Në qoftë se nga njëra anë Shigjetari është dinamik, komunikativ dhe ekstrovert, Demi është rigoroz dhe racional, dy karakteristika që konsiderohen absolutisht të mërzitshme nga shenja e parë. Shigjetari ndjek gjithçka që e emocionon dhe është e qartë pse ai nuk mund ta dojë një të shenjës së Demit.

Bricjapi ka Peshqit – Bricjapi është një shenjë pragmatike dhe racionale, e cila preferon të veprojë në vend që të harxhojë orë të tëra duke menduar. Prandaj është e pashmangshme që ai e sheh idealizmin e Peshqve si një dobësi. Sipas këndvështrimit të tij, mënyra e tyre e të bërit është absolutisht e gabuar.

Ujori ka Luanin – Ujori urren njerëzit që besojnë se kanë gjithmonë të drejtë, një veçori e pranishme në të gjithë ata që janë lindur nën shenjën e Luanit. Ai beson se ata mbivlerësohen, por e vërteta është se ata janë dy personalitete dominuese që nuk mund të takohen.

Peshqit kanë Dashin – Peshqit dhe Dashi janë dy shenja të papajtueshme. Peshqit duan të jetojnë në relaks të plotë, duke bërë udhëtime mendore të pabesueshme ulur në mënyrë të qetë në divan, ndërsa Dashi është më dinamik dhe agresiv. Personalitetet e tyre praktikisht të kundërta nuk do të arrijnë kurrë të bashkohen. Ka.Li/fjala.al

Të fundit

Kandidati nga diaspora që garon në Primaret e PD për Tiranën

Ethem Aga, një figurë nga diaspora që jeton dhe punon prej vitesh në Francë, ka shpallur kandidaturën e tij...

Kandidati nga diaspora që garon në Primaret e PD për Tiranën

Ethem Aga, një figurë nga diaspora që jeton dhe punon prej vitesh në Francë, ka shpallur kandidaturën e tij për Primaret e Partisë Demokratike...

Kristi Pinderi: Berisha do të mbetet në histori si mbështetës i komunitetit LGBTQ

Aktivisti për të drejtat e komunitetit LGBTQ, Kristi Pinderi, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit,” ka folur për mbështetjen që ish-kryeministri Sali Berisha i...

Harxhi: Si LaCivita do t’i japë fitoren Sali Berishës!

Christopher Joseph LaCivita, një nga strategët kryesorë të fushatës së Donald Trump dhe një konsulent politik i njohur, ka ardhur në Shqipëri për të...

Gjykata Europiane shqyrton planet e Italisë për refugjatët

Këtë të martë Gjykata Europiane fillon konsultimin për të sqaruar nëse është në përputhje me të drejtën e BE-së plani i qeverisë italiane për...

Lajme të tjera

Web TV