Qafoku: Në demokraci janë ndërruar vetëm dy breza politikanësh

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Drejtori i përgjithshëm i grupit mediatik “Fjala”, Roland Qafoku deklaron se në 30 vite demokraci kemi ndërruar vetëm dy breza politikanësh.

I ftuar në emisionin “Arena” nga Dritan Hila në “Ora Neës”, Qafoku deklaroi se Rama dhe Basha janë brezi i dytë i politikanëve pas rrëzimit të komunizmit dhe kanë zëvendësuar Fatos Nanon dhe Sali Berishën.

Ndërsa për zgjedhjet e 25 prillit 2021, Qafoku deklaroi se nëse Rama fiton zgjedhjet dhe merr një mandat të tretë do të bëjë një kapërcim shumë të madh.

“Pas 30 vitesh nga rrëzimi i komunizmit, ndërkombëtarët,jo thjeshtë janë lodhur, jo vetëm janë tërhequr, por po bëjnë atë që klasa politike shqiptare duhet që ta bëjë vetë.

Ata kanë një tërheqje. Dhë tërhiqet më këtë që klasa politike shqiptare duhet ta bëjë vetë ketë pënë.

Mos harrojmë se Rama dhe Basha janë brezi i dytë i politikanëve pas rrëzimit të komunizmit. Kanë zëvendësuar Fatos Nanon dhe Sali Berishën. Në Partinë Socialiste nuk pranojnë që Sali Berisha është zëvendësuar, por ne kemi politikanë të brezit të ri. Edi Rama nuk është i brezit të Berishës. Zotin Sheqi që kemi këtu, që është ndër politikanët më të nderuar dhe më të spikatur, nuk mund ta quajmë politikan i brezit të ri.

Në zgjedhjet e 25 prillit 2021, bilanci i rezultateve është që katër herë ka fituar Partia Demokratike dhe Katër herë Partia Socialistë dhe një herë partia e Punës së Shqipërisë. Ne jemi në një diskutim se çfarë kapërcimi do të kemi ne.

Jo vetëm të kapërcimit të tre mandateve, se deri tani nuk e ka fituar kush, por dhe të kapërcimit të fitoreve të partive.

Lexo edhe :  ‘Turpi i rinumërimit!’/ Braçe ankohet për votat: Po më shpallen të pavlefshme

Kjo do të ishte një përmbysje shumë e madhe. Nëse Rama do të fitonte mandatin e tretë ne do të kishim një kapërcim shumë të madh.”

La.Mi/Fjala.al

Të fundit

Droga, iluzioni që po e mban botën jashtë realitetit

26 Qershori Dita Ndërkombëtare kundër Abuzimit dhe Trafikimit të Paligjshëm Nga Leonard Veizi Në labirintin e shpirtit njerëzor, aty ku dhimbja...

Nis zbatimin “Paketa e Maleve”, kriteret për blerjen e tokës shtetërore me 1 euro!

Qeveria synon të zhvillojë zonat rurale malore nëpërmjet një nisme të pagëzuar si “Paketa e Maleve”, tashmë ligj i hyrë në fuqi pas botimit...

Kolegji Zgjedhor rrëzon PD, ‘certifikon’ rezultatin e 11 majit edhe në Vlorë

Partia Demokratike merr tjetër goditje për zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Kolegji Zgjedhor vendosi të rrëzojë kërkesën e PD, e cila kishte kërkuar pavlefshmëri të...

Panik në ajër, avionit i merr flakë njëri prej motorëve

Një avion i linjës American Airlines u detyrua të bëjë një ulje emergjente pasi njëri prej motorëve të tij mori flakë gjatë fluturimit. Aeroplani, i...

Nëse zgjedhjet do të ishin zhvilluar 100% sipas standardeve të OSBE/ODHIR…

Eduard Zaloshnja Në raportin paraprak rreth zgjedhjeve të 11 majit, OSBE/ODHIR konstatoi se disa nga rekomandimet e mëparshme nuk ishin zbatuar nga shteti shqiptar. Po...

Lajme të tjera

Web TV