Hapet parkimi i 4 nëntokësor, Veliaj: Puna flet shumë më shumë se ata që ulërasin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Parkingu i katërt nëntokësor u hap sot te stadiumi kombëtar “Air Albania”. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se parkingu ka 200 vende, jep siguri për makinat dhe ka disa vende të posaçme karikimi për automjetet elektrike.

“Sot është një ditë e mirë për parkimin në Tiranë. Ky është parkingu i dhjetë në total në qytet, por i katërti nëntokësor. Para 5 vitesh, parkingu nëntokësor ishte diçka e padëgjuar në Tiranë.

Sot kemi parkingje nëntokësore te sheshi “Skënderbej”, te ish-stacioni i Trenit, ku fillon Bulevardi i Ri, te këndi “7 Xhuxhat”, pronë që iu rikthye bashkisë për ta riinvestuar, dhe parkim nëntokësor poshtë sheshit “Italia”. Me gjashtë pakingje në sipërfaqe dhe katër nëntokë, sot kemi 10 parkingje më shumë seç kishim para 5 vitesh”, tha Veliaj.

Veliaj theksoi se e vetmja përgjigje për të gjithë ata që hedhin baltë është puna. “Puna këtu flet shumë më shumë se të gjithë ata që ulërasin për parkingjet. Ulërasin ata që në 4 vite mirë që nuk bënë një parking, por as një shkollë.

Sot jemi dita me natën: kemi zgjidhur çështjen e parkimit për pjesën qendrore të Tiranës dhe në këtë mandat të dytë, do të kalojmë te rrethi tjetër; pra, nga Unaza e Vogël, te Unaza e Tretë, për t’u siguruar që e sistemojmë parkingun edhe në blloqet e pallateve”, u shpreh ai.

Më tej, kryetari i bashkisë sqaroi edhe projektin e ri ambicioz në hyrje të Liqenit Artificial. “Në mes të hyrjes së Parkut të Liqenit ka një pronë private, një lokal i rrethuar.

Ajo që po bëjmë, është që po e transferojmë atë pronë private te Garda, që të kemi pronë shtet aty për të bërë një parkim tjetër nëntokësor, ku çdo qytetar pas Akademisë së Arteve, te hyrja e Liqenit, nga ana e Gardës, të ketë mundësi të lërë makinën nën tokë dhe të shijojë Parkun e Liqenit”, sqaroi Veliaj./Bl.Ba/Fjala.al

Lexo edhe :  Ndarja nga jeta e Artan Lames, Veliaj i shpreh ngushëllimet familjes: Mik i vyer!

Të fundit

Humbja e zgjedhjeve/ Berisha i bën kërkesën e çuditshme Trump

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar pas operacionit të fundit “Ura”, duke bërë një thirrje drejtpërdrejtë ndaj...

Fustani blu nuk u vesh kurrë

Në një fshat të vogël, atje ku koha ngul kapëset e mëngëve në shinat e inercisë, por lodhja vrapon si tajfun, jetonte një nënë....

Trump përshkallëzon luftën tregtare me BE-në: Do ta luaj lojën sipas mënyrës sime!

Deklaratat e Donald Trump ditën e djeshme se ai “nuk po kërkon një marrëveshje” me Brukselin, të shoqëruara me kërcënimin për vendosjen e tarifave prej 50%...

Qëlloi mjeken dhe përplasi automjetet e policisë, arrestohet 42-vjeçari

Enis Vrapi, 42 vjeç, është arrestuar nga Policia e Shtetit pas një incidenti të rëndë të ndodhur paraditen e së premtes, më 23 maj,...

Arsyeja përse Sali Berisha është kaq i qetë pas 11 Majit

Mero Baze Sali Berisha është shumë i relaksuar. Nëse i hidhni një sy intervistës së tij tek “Opinion” i Fevziut, dukej sikur kishte arritur ëndrrën...

Lajme të tjera

Web TV