Avni Ponari nderohet nga Japonia me dekoratën e lartë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti i Sigal Uniqa Group Austria dhe njëherësh Konsulli i Përgjithshëm i Nderit të Japonisë në Shqipëri, Avni Ponari është nderuar me dekoratë të lartë nga Perandori i Japonisë.

Ponari është vlerësuar për kontributin e tij në forcimin e marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Japonisë. Nga ana e tij, ambasadori Makoto Ito duke folur në ceremoninë e dekorimit, vlerësoi edhe angazhimin e Ponarit në promovimin e kulturës japoneze.

Jam i lumtur të nderoj zotin Avni Ponari, një nga miqtë e Japonisë këtu në Shqipëri me “Urdhrin e Ngritjes së Diellit, Rrezet e arta”. Dekorata akordohet nga Perandori japonez për forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve. Është kënaqësia ime qe ta falënderoj Ponarin për punën e tij të shkëlqyer dhe për kontributin si Konsull Nderi në mënyrë të veçantë për nxitjen e bashkëpunimit.  Pa ndihmën e Zotit Ponari nuk do të ishin të mundura as takimet e Presidentit Meta me zyrtarë të lartë të Japonisë. Unë besoj se suksesi në marrëdhëniet mes vendeve tona mbështetet edhe në punën e njerëzve si zoti Ponari”, u shpreh ambasadori Ito.

Ndërkaq, Avni Ponari e cilësoi dekorimin jo vetëm vlerësim por edhe përgjegjësi. Ai i konsideroi 10 vitet si Konsull Nderi, si mjaft të rëndësishme teksa tha se ka sjellë në Shqipëri praktikat më të mira japoneze të të bërit biznes.Jam i nderuar për këtë dekoratë, dhe që përfaqësoj Japoninë në tokën e arbrit. Marrëdhënia e dy vendeve tona është e shkëlqyer dhe me marrjen e kësaj dekorate do bëj më të mirën në lidhje me bashkëpunimet ndërmjet dy shteteve në të ardhmen”, u shpreh Ponari.

Dekorata “Urdhri i Ngritjes së Diellit, Rrezet e Arta” është ndër më të lartat që akordohet nga Perandori japonez për personalitetet e huaja që kanë dhënë një kontribut të çmuar në fuqizimin e marrëdhënieve politike, ekonomike dhe kulturore.

Të fundit

Tarifa e Trump për Shqipërinë? Eksportuesit: Mund të jetë një mundësi e artë!

Nga data 7 gusht, çdo produkt që prodhohet në vendin tonë dhe eksportohet drejt tregut amerikan do të paguajë...

Çmendet moti, breshër sa një top ping-pongu në Rimini të Italisë! (VIDEO)

Teksa pjesa më e madhe e botës vuan temperaturat e latrta dhe vapën ekstreme që shpesh sjell fatalitete, disa pjesë të tjera përjetojnë momente...

Shqiptari hyn ilegalisht në Itali dhe merr peng ish-gruan dhe 2 fëmijët e mitur!

Një grua dhe dy fëmijët e saj të mbajtur peng në Umbria që nga e mërkura e kaluar (30 korrik) u liruan pas një...

Zbulim i jashtëzakonshëm në Ulpianë/Identifikohet tjetër mbishkrim i Perandorit Justinian

Ministri në detyrë i Kulturës së Kosovës, Hajrulla Çeku, ka njoftuar se në lokalitetin arkeologjik të Ulpianës është gjetur një mbishkrim i dytë kushtuar...

Napoleon Bonaparti dhe shqiptarët

Nga Bajram Peçi  Në fillim gushti të 1815-tës, 210 vjet më parë anija e linjës për Shën-Helenë, Northumberland, mbante si udhëtar të burgosurin e lartësive mbretërore...

Lajme të tjera

Web TV