Rritje e rasteve me covid-19, Wisconsin do të hapë spitalin në terren

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Rritja e rasteve të viktimave dhe të të infektuarve me Covid-19 ka detyruar autoritetet shëndetësore në Wisconsin të mendojnë hapjen e një spitali në ambient të hapur. Spitali në ambient të hapur do të ketë 530 shtretër dhe në të do të vendosen pacientët të cilët kërkojnë më pak kujdes shëndetësor se ato që janë ën gjendje të rëndë.

Wisconsin do të hapë një spital në ambient në hapur jashtë Milwaukee për të trajtuar rritjen e rasteve meCovid-19, për shkak të mbingarkesë së rasteve të infektimit dhe nevojave për trajtim mjekësor.

Sipas autoriteteve shëndetësore, spitali do të hapet brenda javës tjetër pasi shtrimet në spital në të gjithë shtetin gati u trefishuan gjatë muajit të fundit. Ishin 853 pacientë të shtruar në spital me COVID-19 që nga e marta, një rritje prej 71 personash nga një ditë më parë, referuar të dhënave që vijnë nga mediat e huaja.

Spitali në ambient të hapur me 530 shtretër, i ndërtuar pranverën e kaluar, është i vendosur në Parkun e Panairit të Shtetit Ëisconsin në Ëest Allis, në perëndim të Milwaukee.

Në këto ambiente do të trajtohen pacientë që kërkojnë më pak kujdes mjekësor.

Një total 55 nga 72 qarqet e Wisconsin përmbushin pragun e nivelit shumë të lartë të aktivitetit të sëmundjes, një rritje prej 10 qarqesh gjatë javës së fundit. Qarqet e mbetura të Wisconsin janë në një nivel të lartë aktiviteti, tha Sekretari i emëruar i Departamentit të Shërbimeve Shëndetësore Wisconsin Andrea Palm.

“Çdo rajon në Wisconsin ka spitale që raportojnë mungesë dhe të afërt të personelit,” tha Palm. “Shteti ynë është në një vend të rrezikshëm.”

Lexo edhe :  E gjithë godina e “përpirë” nga flakët, pamje nga tragjedia me 50 viktima në Irak

Në Wisconsin, numri i rasteve të të infektuarve dhe të viktimave po rritet nga dita në ditë. Një situatë e tillë detyroi autoritetet që të mendojnë për hapjen e spitali në ambient të hapur.

Er.Ke/Fjala.al

Të fundit

Trump me probleme! Çfarë fshihet pas këmbëve të fryera?

Donald Trump është diagnostikuar me pamjaftueshmëri kronike venoze, një çrregullim i zakonshëm që ndikon në qarkullimin e gjakut në...

Këlliçi: “Rama ka kthyer Shqipërinë në pazar të gjësë së gjallë”

Belind Këlliçi, drejtuesi politik i Partisë Demokratike në Tiranë, ka ngritur akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama, duke e cilësuar atë si një...

“Lulzim Basha ishte ministër i Ramës për opozitën”

Belind Këlliçi ka lëshuar akuza të ashpra ndaj ish-kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, duke e cilësuar atë një ministër shtetit për opozitën të...

Gjermania dhe Britania nënshkruajnë traktatin e ri të mbrojtjes

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka folur pas nënshkrimit të një traktati të ri mbrojtës me kancelarin gjerman Friedrich Merz. Sipas mediave të huaja, Starmer...

Aksident në Gramsh, makina del nga rruga, plagosen 3 persona

Një aksident me pasojë plagosjen e tre personave ka ndodhur në Sotirë të Gramshit. Fuoristrada në të cilën udhëtonin tre personat ka dalë nga...

Lajme të tjera

Web TV