Infermierët e Madridit në grevë, Katalonja hap klube

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Qindra infermierë në të gjithë Spanjën dolën në protestë për ti kërkuar Qeverisë shtimin e numrit të mjekëve dhe infermierëve në spitalet ku po trajtohen të infektuarit me Covid-19.

Në një kohë që spitalet janë të tejmbushur me pacientë dhe stafit mjekësor i kanë dalë nga kontrolli mbikëqyrja dhe kujdesi ndaj të infektuarve, ne Katalonjë po mendohet hapja e klubeve të natës, si nga nismat që mund të rimëkëmbë ekonominë.Spanja mbetet një nga vendet më të goditura nga pandemia e Covid-19. Ministria e Shëndetësisë raportoi gati 10,500 raste të reja të mërkurën, duke e çuar numrin në më shumë se 835,000 infektime.
Ndërsa këto të fundit rriten, rajoni i Katalonjës ka vendosur të rihapë klubet e natës brenda ditësh.
Katalonia do të lejojë hapjen e tyre për herë të parë që nga fundi i Korrikut.
Ata do të duhet të mbyllen në 3 të mëngjesit, por vallëzimi do të ndalohet.
Zyrtarët e Madridit thanë të Mërkurën se deri në fund të javës së ardhshme ata planifikojnë të lejojnë klubet e natës të fillojnë të veprojnë si restorante.
Klubet e natës në Spanjë u mbyllën gjatë verës si pasojë e rritjes së rasteve.
Ndërkohë, në Madrid, infermierët filluan një grevë të mërkurën, duke kërkuar më shumë staf dhe kushte më të mira pune.
Në grevë morën pjesë një numër I konsiderueshëm infermierësh dhe mjekësh, ndërsa nje numër I vogël nuk I braktisën vendet e punës si rezultat I mbipopullimi të spitaleve.
Rajoni do të duhet të shtojë 12,000 infermierë të tjerë. Infermierët protestojnë edhe për kontratat e përkohshme dhe kushtet e pasigurta në punë.
Në shkallë kombëtare, Spanja ka midis pesë dhe gjashtë infermierë për 1.000 banorë – shumë më poshtë mesatares së BE prej tetë ose nëntë. Ndërsa Madridi bie shumë poshtë mesatares kombëtare.
Greva vjen ndërsa sistemi i kujdesit shëndetësor në Madrid vazhdon të shtrihet nga një numër në rritje i pacientëve me COVID-19. Që nga e Mërkura, pacientët me koronavirus kanë zënë 22% të të gjithë shtretërve spitalorë të rajonit dhe 40% të njësive të kujdesit intensiv.
Në të gjithë Spanjën, gati 18% e të gjithë shtretërve të ICU dhe 9% e të gjithë shtretërve spitalorë po përdoren për të trajtuar pacientët me COVID-19.
Zyrtarët shëndetësorë raportuan shifra të larta të viktimave një ditë më parë.

Lexo edhe :  Brenda shkollave të terrorit në Meksikë, ferri ku fëmijët bëhen vrasës

Er.Ke/Fjala.al

Të fundit

Game Over për Galaktikët, Arsenal gjunjëzon Realin edhe në “Santiago Bernabeu”

Arsenali ka siguruar një vend në gjysmëfinalet e Ligës së Kampioneve, pasi ka eliminuar Real Madridin, duke mundur skuadrën...

Ronaldo propozon Georginën për martesë? Ky detaj e bëri rrjetin lëmsh

Georgina dhe Ronaldo janë në një lidhje që nga viti 2016 dhe kanë dy vajza së bashku, Alana Martina dhe Bella Esmeralda. Edhe pse...

Çfarë duhet të hani gjatë dhe pas marrjes së antibiotikëve

Disa ushqime mund të ndërveprojnë me antibiotikët, duke i bërë ato më pak efektive. Nga ana tjetër, është jetike për të rivendosur një ekuilibër...

Administrata e Trump lë në baltë Berishën, DASH injoron çështjen e “non gratës”

“Fox News” shkruan se i është drejtuar me një shkresë Departamentit të Shtetit mbi “hallin” e Berishës, por ata e kanë injoruar totalisht si...

“Meta e Berisha paratë i kanë jashtë”, avokati: Oferta e Berishës për LaCivita…

Avokati Idajet Beqiri u shpreh se kontrata e LaCivita është ende e panjohur. Në një intervistë në emisionin “Real Story” në ABC News, u...

Lajme të tjera

Web TV