Ku është Shqipëria 100 vjet pas Kongresit të Lushnjës? E tregon Ilir Meta

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i shtetit Ilir Meta ka kujtuar sot 100-vjetorin e Kongresit të Lushnjës. Ai e ka cilësuar atë si një nga ngjarjet më të mëdha në historinë e Shqipërisë pas shpalljes së Pavarësisë.

Ai shkruan se Kongresi i Lushnjës rithemeloi shtetin e pavarur, riformatoi institucionet shtetërore dhe vetëqeverisëse të tij. Po ku është sot Shqipëria pas 100 viteve dhe a i mishëron vlerat atij kongresi, një klasë politike që e ka lënë vendin në stanjacion?

“100 vjet më vonë, vendimet e këtij Kuvendi Kombëtar janë mesazhe për reflektim, për të ecur në rrugën që hapi ky Kongres, për të mbrojtur Kushtetutën dhe pluralizmin, integritetin e institucioneve shtetërore e në mënyrë të veçantë për të mbrojtur vlerat reale dhe pluraliste demokratike të parlamentarizmit shqiptar”, shkruan Meta.

Mesazhi i Metës: Kongresi i Lushnjës, 100-vjetorin e të cilit festojmë sot, është ngjarja më e madhe dhe më e rëndësishme në historinë tonë kombëtare, pas shpalljes së Pavarësisë në 28 nëntor 1912 në Vlorë.

Kongresi i Lushnjës rithemeloi shtetin e pavarur, riformatoi institucionet shtetërore dhe vetëqeverisëse të tij, krijoi Kushtetutën e parë të vendit, zgjodhi të parën trupë legjislative mbi baza pluraliste, dhe shprehu vendosmërinë e të gjithë shqiptarëve për të mbrojtur pavarësinë, sovranitetin dhe tërësinë territoriale të Shqipërisë.

100 vjet më vonë, vendimet e këtij Kuvendi Kombëtar janë mesazhe për reflektim, për të ecur në rrugën që hapi ky Kongres, për të mbrojtur Kushtetutën dhe pluralizmin, integritetin e institucioneve shtetërore e në mënyrë të veçantë për të mbrojtur vlerat reale dhe pluraliste demokratike të parlamentarizmit shqiptar.

Koha i thirri burrat e shquar atdhetarë shqiptarë me bindje të ndryshme politike në vitin 1920 për t’i vënë mendjen dhe energjitë e tyre në shërbim të kombit e për të shpëtuar Shqipërinë.

Lexo edhe :  Shqiptarët e diasporës zgjedhin të preferuarit e tyre! Braçe i pari

Nderimi për ta e për veprën e tyre është sot obligim, por edhe një detyrë që në emër të idealeve që frymëzuan ata, të ecet drejt për ta bërë atdheun tonë një vend të qëndrueshëm dhe frymëzues për brezat e rinj, që të ndërtojnë të ardhmen e tyre, në një Shqipëri demokratike dhe anëtare të Bashkimit Europian.

Të fundit

Trump: Bashkimi Europian u krijua për të përfituar nga Amerika

Pas lajmërimit të presidentit amerikan Donald Trump se po rekomandon një tarifë prej 50% kundrejt Bashkimit Evropian, ai ka...

Një shqiptar merr “Djallin”, nis epoka e Igli Tares te Milani

Igli Tare është emëruar zyrtarisht si Drejtori Sportiv i ri i Milanit, duke nënshkruar një kontratë trevjeçare që e lidh me klubin deri në...

“Më bënë magji të zezë”, 51-vjeçarja shqiptare përndjek për 10 vite fqinjët

“Ajo ishte e bindur se ne ishim të këqij, se ne ishim djalli dhe se ne e shikonim me sy të keq. Ajo nuk...

“Opozita kërkon destabilitet, kurse PS sheh nga Europa”

Partia Socialiste mori një rezultat të thellë me 83 mandate në zgjedhjet parlamentare të 11 majit, por kontribut dhanë edhe disa përfaqësues të opozitës...

Skandal në Florida, 18 ushtarë qëllojnë me armë në një plazh të mbushur me pushues

Një grup prej të paktën 18 ushtarësh të forcave elitare amerikane Army Rangers tronditi pushuesit në Crab Island, Florida, kur ata qëlluan me armë...

Lajme të tjera

Web TV