Covid/ Rritet numri i viktimave në Kosovë, 79 raste pozitive

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

79 raste të reja me koronavirus janë konfirmuar gjatë 24 orëve të fundit në Ksoovë dhe tre persona kanë humbur jetën.

Sipas Institutit Kombëtar i Shëndetit Publik gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratorët private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 764 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 79 raste pozitive.

Ndërkohë nga fillimi i pandemisë e deri më tani numri i personave të infektuar me Covid është 16 050 persona nga të cilët 641 persona kanë humbur jetën.

Gjithashtu gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 61 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 14.250 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1.159.

Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 26 raste, komuna Gjilan 17 raste, komuna Gjakovë 11 raste, komuna Ferizaj 3 raste, komuna Pejë 3 raste, komuna Viti 3 raste, komuna Drenas 2 raste, komuna Klinë 2 raste, komuna Malishevë 2 raste, komuna Prizren 2 raste, komuna Vushtrri 2 raste dhe me nga një rast komunat Fushë Kosovë, Lipjan, Rahovec, Shtime, Skenderaj dhe Suharekë./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

“Tërmet Peçi do arrestohet para shtatorit”

Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, tha se një ish-kryetari i Bashkisë së Tepelenës, Tërmet Peçi, mund...

Ylli Pata: Çkodimi i ‘Rithemelimit 2.0’ që vjen nga baçja e parme e Berishës

Kush e ka ndjekur për tashmë 34 vite Sali Berishën dhe sjelljen poitike të tij në pushtet dhe në opozitë, e di se ekziston...

“Na fal Aron!” Deputetja socialiste reagon për ngjarjen në Vlorë

Deputetja më e re, e dalë nga zgjedhjet e 11 Majit, Marjana Koçeku ka nisur reagimin e saj me një falenderim dhe kërkese ndjese...

“A e synoni postin e Nokës në PD?” Kjo është përgjigjja e Këlliçit

Deputeti i zgjedhur i PD, Belind Këlliçi, tha se objektivi i tij kryesor është rrëzimi i Edi Ramës, njëlloj siç bëri me Erion Veliajn,...

Zhduket portugezi në Sarandë! U fut për t’u larë në det…

Një 57-vjeçar është zhduku pasditen e kësaj të diele në qytetin e Sarandës. Policia njofton se rreth orës 18:00 në afërsi të lagunës, në...

Lajme të tjera

Web TV