Dokumenti/Joleza Koka: Kam paditur për shpifje Mirela Karabinën, ja arsyeja

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Joleza Koka, anëtarja e Këshillit Bashkiak të Tiranës ka deklaruar sot se ka paditur për shpifje Mirela Karabinën.

Përmes një postimi në rrjetin  social “Facebook”, Joleza Koka sqaron se ka dorëzuar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë një Kërkesë-Padi për shpifje drejtuar zonjës Mirela Karabina. Ka publikuar edhe padinë që ka bërë ndaj Karabinës.

Postimi i plotë i Joleza Kokës

Kam përjetuar ditën më të vështirë dhe të shëmtuar të angazhimit tim politik. Kam dorëzuar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë një Kërkesë-Padi për shpifje drejtuar zonjës Mirela Karabina. Kam hyrë në Partinë Socialiste kur luftonin për të drejtën e votës.

Mungesa e të drejtës, që vota jote të numërohet, vjedhja e saj, transformimi i vullnetit të shumicës për një interes të pakicës më dukej çmenduri. Sot akoma besoj, që demokracia është i vetmi sistem, që e çon njerëzimin përpara.

Megjithatë asnjë herë nuk e kam besuar, që dikush duhet të jetë tërësisht i/e zhytur në politikë, që të quhet i/e suksesshëm apo i/e plotësuar. Prandaj edhe kur ka qenë gara për kryetar të FRESSH në çdo takim e kam nisur fjalën time duke thënë se jam arkitekte. E sot e kësaj dite profesioni im është arkitektura, kjo është puna, që dua dhe di të bëj.

Angazhimi në shoqëri, vullnetarizmi që kam bërë në parti apo lufta për kauzat, që unë mendoj se janë të drejta është një gjë që na shoqëron gjithë jetën, është detyrë qytetare dhe suksesi në këto struktura nuk është qëllim në vetvete. Për këtë arsye deri më sot nuk kam kthyer përgjigje asnjë akuze, sharje apo baltosjeje, as kur më shpallën të droguar, sepse thashë mendimin tim në një takim partie, as kur thanë që u martova në Las Vegas ndërkohë, që në të vërtetë unë isha aty si përfaqësuese e Ballkanit e përzgjedhur nga Partia Socialiste Europiane në fushatën për të zgjedhur gruan e parë presidente në historinë e Amerikës, aq më pak kur më nxorën me barrë e vazhdojnë më pyesin akoma si i kam kalamajtë.

Është e paimagjinueshme për shqiptarët ose më saktë nuk iu intereson t’ia njohin meritat një vajze për aftësitë organizative por e kanë në majë të gjuhës titullin a gjen a s’gjen dot burrë. Është e pa tolerueshme në vitin 2020, me këto mjete komunikimi, që kemi në dispozicion të vazhdohet të shpifet, të shahet dhe të shkatërrohen jetët e të tjerëve për të fituar kapital politik për veten. Kështu ishte dhe rasti i zonjës Karabina, për të cilën do mjaftonte një kërkim i thjeshtë në google, apo një telefonatë/kërkesë për informacion tek burimet njerëzore për të marrë informacionin e saktë, por ajo me vetëdije bëri aktin e shpifjes. Për këtë arsye unë kam vendosur, që nuk dua ta toleroj më këtë lloj sjelljeje ndaj meje.

Lexo edhe :  Berisha vijon premtimet/ Do ulim taksat, nuk do ketë shqiptar që do marrë nën 500 euro!

Nuk mund të lejoj më, që të nxitet urrejtje mbi baza të gënjeshtërta. Zonja Karabina në një demonstratë të organizuar nga opozita ka thërritur turmën që të pështy, të shaj e të mallkoj anëtarë të këshillit bashkiak si votues për prishjen e teatrit kundrejt shpërblimit si anëtarë bordesh, rroga në institucione shtetërore e pozicione të tjera. Gjë që nuk është e vërtetë!

Zonja Karabina duhet të kërkoj falje publikisht dhe të përgënjeshtroj ato, që ka thënë përpara po të njëjtëve njerëz e me po të njëjtën bujë, pasi unë as punoj e as kam punuar ndonjë herë në Ministrinë e Shëndetësisë e as jam paguar ndonjë herë nga asnjë bord. Unë besoj tek demokracia dhe tek e drejta e votës dhe njësoj si ditën e parë kam përçmim maksimal për kë tenton ta blej, ta shesë, apo ta tjetërsojë votën dhe me sa mundësi do kem do e luftojë këtë mënyrë të të bërit politikë.

Për mua angazhimi politik është një gjë e bukur dhe duhet të jetë një platformë, që na sjell më afër dhe kur kemi ide të ndryshme, prandaj nuk kam asnjë ndjenjë triumfi për një zonjë, që detyrohet të mashtroj publikisht për të marrë duartrokitjet e shefit, për mua kjo e sotmja është një ditë e trisht, nuk e bëj me qef, e bëj si një detyrë qytetare sepse e vërteta nuk është pronë as e atij që bërtet më shumë, as e shumicës, e vërteta është kokëfortë dhe është e vetmja gjë që të çliron! Me këtë akt dua, që ta çlirojë jo vetëm zonjën Karabina por të gjithë ata, që dikush apo disa i detyrojnë, që të gënjejnë për të mbijetuar në këtë “gjë” që ne sot e quajmë politikë.

Të fundit

Padi Berishës pasi e mbrojti në gjyq, GJKKO pushon gjyqin e nisur nga avokatja Teororesku

Gjykata e Posaçme vendosi të pushojë padinë për “shpifje” të avokates Valentina Teodoresku kundër ish-kryeministrit, Sali Berisha. Teodoresku është avokatja,...

Norvegjia gati të kthehet 100% ekologjike!/ Një e treta e makinave tashmë elektrike

Norvegjia është lideri botëror për përdorimin e makinave ekologjike, vitin e kaluar 9 nga 10 makina të shitura ishin elektrike. Për më shumë se 75...

U mposht nga Usyk, ish-kampioni i botës Tyson Fury njofton tërheqjen nga Boksi

Boksieri britanik i peshave të rënda, Tyson Fury, ka thënë se po tërhiqet nga sporti. Sipas mediave të huaja, ish-kampioni i botës 36-vjeçar u shfaq...

Ish-ministrja maqedonase Jankullovska lirohet nga akuzat në rastin “Fortesa”

Gjykata Themelore e Shkupit vendosi më 13 janar që të lirojë nga akuzat Gordana Jankullovskan, për rastin “Fortesa”, që ka të bëjë me shkatërrimin...

Moti i keq pushton Greqinë, urdhërohet mbyllja e disa shkollave

Moti i keq pushton edhe Greqinë që nga mesdita e së dielës ku janë regjistruar reshje intensive dëbore. Shumë zona janë prekur nga këto reshje...

Lajme të tjera

Web TV