Ceremonia përkujtimore për viktimat e “21 janarit”, mungon Rama

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Si çdo vit edhe sivjet familjarët e “21 janarit” kanë ardhur në Tiranë. Ata janë thirrur në një përkujtimore për katër viktimat e asaj ngjarjeje të rëndë që tronditi vendin.

Gazeta ‘Fjala’ kontaktoi me Mark Nikën, xhaxhanë e Aleks Nikës, viktimës së katërt të asaj ngjarjeje. Ai rrëfeu se do të merrte pjesë në ceremoninë që ka organizuar qeveria por që tashmë nuk ka më asnjë arsye të kërkojë të japë shpjegime për çështjen e vrasjeve të 21 janarit.

Çdo 21 janar opozita e atëhershme dhe qeveria e sotshme mblidhet në bulevard, bashkë me familjarët e të ndjerëve dhe përkujtojnë Ziver Veizin, Faik Myrtajn, Hekuran Dedën dhe Aleks Nikën.

Sot, në ceremoni mungon kryeministri Rama, ai që në fakt e ka organizuar për 7 vite me radhë. Në vendin e vrasjes së 3 viktimave dhe plagosjes së Aleks Nikës zyrtarë të lartë të Partisë Socialiste vunë lule.

Bashkë me ta ishin edhe pjesëtarët e katër familjeve që humbën njerëzit në atë protestë të 21 janarit të 2011, protestë që përfundoi tragjikisht për katër jetë.

Çdo vit flitet shumë për atë ngjarje, për gjyqe e beteja ligjore, ndërkohë që në fakt për atë ngjarje nuk është dënuar ende asnjë person, nga “grupi i zjarrit” që u tha se qëlloi mbi turmën që kishte ardhur në mbështetjen e Partisë Socialiste, opozitë aso kohe.

Para dy viteve dosja u rikthye sërish në gjykatë. Familjarët vijojnë që të kërkojnë drejtësi, apel të cilin ata e përsërisin çdo vit duke pasur shpresë se drejtësia e re do bëjë drejtësi për katër të vrarët.

Organet e reja të drejtësisë që janë ngritur dhe po ngrihen janë shpresa e fundit e familjarëve për të hetuar në mënyrë shteruese dhe të paanshme ngjarjet e 21 Janarit, duke vënë protagonistët para përgjegjësisë. Bëhet fjalë për Byronë Kombëtare të Hetimit, Prokurorinë Speciale dhe Gjykatat e Posaçme.

Lexo edhe :  Deti, historia dhe mikpritja/ Rama poston videon me përshtypjet e turistëve nga Durrësi

Kushtetuta e re dhe ligji për SPAK ka hequr kufizimet kohore për Byronë e Hetimit dhe Prokurorinë Speciale, për hetimin e çështjeve të ndryshme, sidomos kur të implikuar janë funksionarë dhe ish-funksionar të lartë. Komisionet e Vettingut shkarkuan disa nga gjyqtarët dhe prokurorët e dosjes së 21 janarit. /Fjala.al/

Të fundit

Edi Rama bën humor me një ndërtim “pa leje” në Londër: A e kanë shqipot?

Prej disa javësh në vendin tonë vijon aksioni për lirimin e hapësirave publike pas urdhrit të Kryeministrit Edi Rama....

Krasniqi: Nuk besoj kurrë që Limaj do të jetë kandidat për kryeparlamentar

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, deklaroi se kreu i LVV-së, Albin Kurti nuk do ta propozojë Fatmir Limajn për kryeparlamentar. Sipas tij,...

35-vjeçari vdes nga vapa me vajzën 3-vjeçare në makinë

Një 35-vjeçar ka humbur jetën pasditen e sotme në Itali për shkak të vapës. Mediat italiane bëjnë të ditur se 35-vjeçari ishte në makinë...

GJKKO shpall vendimin për 10 të pandehur! Mes të dënuarve edhe Sonila Qato

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka dhënë vendimin përfundimtar për çështjen penale që përfshin dhjetë të...

I mungon vetëm një lojtar, Guardiola e gjen te Barcelona për 80 mln euro

Pas largimit përfundimtar të Kyle Walker dhe mungesës së besimit te mbrojtësit e djathtë aktual që ka në ekip, Pep Guardiola duket se e...

Lajme të tjera

Web TV