Shqipëria ka mbërritur në Kazakistan, ja kush pritet të luajë nga minuta e parë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shqipëria ka mbërritur në Kazakistan, teksa vetëm dy ditë e ndajnë nga ndeshja e vlefshme për Ligën e Kombeve. Përpara dy transfertave, trajneri Reja ka mësuar përfundimisht 3 mungesat që nuk do t’i ketë në dispozicion për ndeshjet ndaj Kazakistanit  dhe Lituanisë.

Thomas Strakosha, Jon Mersinaj dhe Myrto Uzuni nuk do të jenë të gatshëm për këto dy transferta. Gardiani kuqezi  shfaqi probleme fizike, të cilat ia pamundësuan daljen në fushë për t’u stërvitur.

Ndërsa Mersinaj dhe Uzuni vuajnë nga disa shqetësime fizike dhe  u duhet të qëndrojnë disa ditë pushim për të nisur më pas rikuperimin.

Etrit Berisha pritet që jo vetëm të jetë titullar, por edhe kapiten i Kombëtares. Përpara portierit të SPAL-it, trajneri Reja do  të testojë treshen Gjimshiti, Dermaku dhe Kumbulla. Kjo zgjedhje vjen në bazë të testeve që ai ka bërë gjatë stërvitjeve në Durrës.

Nga krahët, dilema qëndron në linjën e djathtë. Mungesa e Hysajt dhe tashmë edhe e Uzunit, ka bërë që trajneri të mendojë për një strategji të re.  Frederik Veseli dhe Albi Doka janë përzgjedhur si dy lojtarët  më të përshtatshëm për linjën e djathtë.

Në anën tjetër, Memolla shihet më favorit në krahasim me Lorenc Trashin. Mesfusha i besohet Keidi Bares dhe Amir Abrashit të cilët do të kenë në mes Sherif Kallakun. Emri i ri i kombëtares pritet të debutojë pasi shihet si më i favorizuar në krahasim me Çekiçin dhe Laçin. Sulmi i besohet dyshes Rei Manaj dhe Armando Broja,  ndërkohë një alternativë është edhe Giacomo Vrioni, sulmuesi i Juventus.

Fj.Ak/Fjala.al

Të fundit

Enigmat mbretërore, shtohet misteri i Varrit të Ledi D

Vera është stina që na kujton Zonjën Diana . Princesha e Popullit lindi më 1 korrik 1961 dhe vdiq...

Nga gulagët sovjetikë te Nobeli, një jetë e shkruar me fjalë që nuk iu nënshtruan kurrë

Nga Leonard Veizi Në historinë e letërsisë moderne, pak figura shfaqen me një kontrast kaq të fortë mes heshtjes së dhunshme dhe fjalës së lirë...

SHBA/ Dronët “postierë”, mjete transporti për dërgesa

Nëse kishit menduar se Inteligjenca Artificiale mund të na marrë vendet e punës, bëhuni gati për një tjetër konkurrent që na vjen nga zhvillimi...

Shqipëria po ‘rrudhet’, numri i lindjeve ra me 7.4% në tremujorin e dytë të vitit

Popullsia e Shqipërisë vijon të bjerë. Në tre muajit e parë të këtij viti janë regjistruar 4982 lindje, duke shënuar një rënie me 7,4%...

FOTO/ Mëngjesi i parë në Delvinë pas një nate mes flakëve…

Pas një nate ferr, edhe pse akoma ka vatra zjarri, pikërisht në mal, ku afrohet me fshatin Kakodhiq, mëngjesi...

Lajme të tjera

Web TV