PD: Qeveria pagoi 2 milionë Euro për inceneratorin e Fierit dhe të Tiranës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma të hënën ka akuzuar qeverinë Rama se ka paguar dy million Euro për inceneratorin e Fierit dhe të Tiranës.

Në një deklaratë për mediat nga selia blu, Duma theksoi se deri më sot janë paguar plot 75 milionë Euro për të ashtuquajturët inceneratorë që as nuk ekzistojnë.

Dy 2 milion Euro, në këto ditë të vështira, ditë të zeza për shpenzimet e shqiptarëve, ku seicili ka nevojë për ndihmë financiare të drejtëpërdrejtë, ndërsa Edi Rama çirret e ulëret se s’ka para, para paska për çfarë,  për inceneratorët”, tha Duma.

Sipas saj, këto para po vidhen dhe më pas i nxjerrin jashtë Shqipërisë, për t’i fshehur në parajsa fiskale.

Duma u shpreh se pas disa muajsh pandemie dhe pas vitesh krizë ekonomike, shqiptarët meritojnë më shumë se çdo moment tjetër të jepen para nga taksat e tyre, që t’mos falimentojnë plotësisht.

Cfarë bën Edi Rama?! Jep 2 milion euro për inceneratorët. Ky është prioriteti, inceneratorët? Ky është proriteti kur mjekët gënjehen se do merrnin shpërblimn e pandemisë dhe marrin thuajse asgjë në raport me punën, ky është prioriteti inceneratorët?! Kur mësuesit punojnë me tre turne dhe nxënësit shpenzojnë përditë për maska e mjete mbrojtëse ndërsa bëjnë vetëm dy oër mësim. Ky është prioriteti?  Kur pensionistët që s’blejnë dot as ilaçet, tani shpenzojnë edhe më shumë për të dalë në rrugë të mbrojtur nga pandemia. Prioritet është të sigurohen maska per gjithe dimrin për  1 milion shqiptarë dhe këtë duhet të bënte qeveria”, tha ajo.

Ish-deputetja demokrate theksoi ndër të tjera se vendimi i Edi Ramës për të çuar paratë e taksave të rritura jo tek shqiptarët, por tek 5 njerëz, është një akt kriminal, duke shtuar në fund, se 25 prilli do të shënojë fillimin e fundit të pandëshkueshmërisë.

Lexo edhe :  6 milionë USA për të gënjyer DASH, lobistët e Berishës: Hiqjani 'non gratën'

Duma theksoi se një gjë e tillë do të ndodhë, duke e nisur në krye të radhës, me përgjegjësin e parë të krizës: Edi Ramën./Re.D/Fjala.al

 

Të fundit

Skandal në Ukrainë, arrestohen 4 qeveritarë, abuzuan me dronët

Autoritetet ukrainase kanë kryer katër arrestime pas zbulimit të një skandali të ri korrupsioni që përfshin kontrata të fryra...

Sherri me thika në Vlorë, publikohen pamjet e përleshjes mes të rinjve

A2 CNN ka siguruar pamjet e përleshjes së dhunshme që ndodhi mes disa të rinjve mbrëmjen e së shtunës në qytetin bregdetar të Vlorës,...

SHBA ndërton bazën ushtarake në Nish para vitit 2030? Zbuloni arsyen

Eksperti i sigurisë Bedri Elezi tha në emisionin Balkan Talks në Euronews Albania se baza ushtarake e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë...

Tragjedi në koncertin e Wembley, fansi vdes pasi ra nga ulëset

Një burrë ka vdekur pasi është rrëzuar në stadiumin Wembley në Londër gjatë një koncerti të Oasis të shtunën në mbrëmje. Policia dhe ndihmësit mjekësorë...

Real Madrid merr ofertën zyrtare për Brahim Diaz, por ka një kusht

E ardhmja e Brahim Diaz te Real Madrid është në pikëpyetje. Marokeni i cili mund të luajë edhe si mesfushor sulmues edhe si anësor,...

Lajme të tjera

Web TV