Po kalonte kamionin me 20 mijë euro, procedohet 50 vjeçari nga Saranda

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një 50-vjeçar është proceduar penalisht, pasi nuk deklaroi shumën monetare në pikën kufitare të Kakavijës.

Burime policore bëjnë me dije se është proceduar penalisht shtetasi A. O., 50 vjeç, banues në Sarandë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në automjet, shërbimet e Policisë Kufitare, në bashkëpunim me shërbimet doganore, gjetën të fshehura në çantën personale të shtetasit A. O., 20 000 euro, të cilat ky shtetas nuk i kishte deklaruar. Shuma e parave u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Në përfundim të veprimeve të para të kryera nga specialistët e Seksionit të Hetimit të Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Gjirokastër, u procedua penalisht shtetasi A. O., për veprat penale “Mosdeklarimi i të hollave dhe sendeve me vlerë në kufi” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Disa ditë më parë, shërbimet e Policisë Kufitare në Kakavijë goditën edhe dy raste te tjera të mosdeklarimit të të hollave në kufi./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Çfarë është “karta e artë” prej 5 milionë dollarësh që propozon Presidenti Trump?

Ekspertë të ligjit të emigracionit thonë se kanë paqartësi lidhur me njoftimin e Presidenti Donald Trump se Shtetet e...

A kishte dijeni për shpenzimet e bashkëshortes së tij? Ja si përgjigjet Veliaj nga qelia

Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili prej disa ditësh ndodhet në qeli pas vendimit të GJKKO, ka dhënë një intervistë me...

Errësirë në Tiranë, Yzberishti pa drita prej disa orësh

Një pjesë e zonës së Yzberishtit në Tiranë ndodhet në errësirë të plotë prej më shumë se 5 orësh, për shkak të ndërprerjes së...

Vota e diasporës, Celibashi: Riaplikoni pa kufizim deri në 4 mars, KQZ do ju asistojë

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi informoi të enjten zgjedhësit nga jashtë vendit, të cilëve u është refuzuar kërkesa për t’u regjistruar në Platformën...

Nga data 3 mars ndalohet çdo rekrutim për punonjës të rinj në administratë

Nga data 3 mars ndalohet çdo rekrutim në administratë, deklaroi ministrja e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Adea Pinderi.“Këshilli i Ministrave kishte miratuar...

Lajme të tjera

Web TV