21 janari/ ‘Njeriu’ i Edi Ramës: Turp që s’është vendosur drejtësi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sot shënohen 9 vite nga vrasja e 4 protestuesve të opozitës.

Deri më sot drejtësia nuk e ka thënë fjalën e saj për të vendosur të gjithë autorët e atij krimi para drejtësisë.

Në përvjetorin e kësaj ngjarje tragjike, ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati e quan një turp kombëtar faktin që nuk është vendosur drejtësi përgjatë këtyre 9 viteve për viktimat e 21 janarit.

Duke përmendur 100-vjetorin e Kongresit të Lushnjës që sipas Bushatit na nderon, përvjetori i ndarjes nga jeta i Ibrahim Rugovës na dhemb të gjithëve. Ndërsa 21 janari përbën edhe turpin tonë kombëtar.Postimi i plotë i Bushatit: I pari na nderon. 100 vjetori i Kongresit të Lushnjes është dëshmi e maturisë politike të njerëzve të mençur që ditën të bëhen bashkë për fatet e Shqipërisë në momente kritike.

I dyti na dhemb. Pasi lidhet me ndarjen nga jeta të Ibrahim Rugovës, në 2006-ën. Personalitetit që udhëhoqi rezistencën ndaj Serbisë e që ndërkombëtarizoi çështjen e Kosovës.

I treti na turpëron. Sepse më 21 Janar 2011, shteti vrau 4 protestues të pafajshëm dhe drejtësia ende nuk e ka thënë fjalën e saj./Fjala.al/

Të fundit

Trump: Izraeli dhe Irani kanë shkelur armëpushimin

Presidenti Donald Trump ka deklaruar se të dyja palët si Izraeli ashtu edhe Irani, kanë shkelur marrëveshjen e armëpushimit...

‘Turpi i rinumërimit!’/ Braçe ankohet për votat: Po më shpallen të pavlefshme

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, ka reaguar sot në rrjetet sociale duke ngritur akuza për procesin e rinumërimit të votave të 11 majit. Pas...

Publikimi i tezave të lëndëve me zgjedhje, Ministria: Nuk është cënuar procesi i testimit

Ministria e Arsimit dhe Sportit, ka dalë me një njoftim zyrtar, që pas publikimit të disa prej tezave të lëndëve me zgjedhje, për të...

Në 5 muaj në Shqipëri hynë 3.4 milionë të huaj, rritje 3.9% në krahasim me 2024

Për 5 mujorin e parë të vitit, në vendin tonë kanë hyrë gjithsej 3.4 milionë shtetas të huaj, me një rritje prej 3.9% në...

Rama në Samitin e NATO-s në Hagë, takohet me Sekretarin e Përgjithshëm, Mark Rutte

Kryeministri Edi Rama shpërndau në profilin e tij në Facebook foto nga takimi me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, në Hagë, ku...

Lajme të tjera

Web TV