Presidenti i vendit Ilir Meta i është përgjigjur të gjithë atyre që e pyesin se përse ka bërë koalicion me PS-në në 2013-ën.
Meta ka sjellë në kujtesën e të gjithëve një video-mesazh shkëputur nga fjala e tij në 5 maj të 2013-ës dhe shprehet se ka qënë ai që askohe që e ka detyruar Ramën të votojë në parlament një sërë ligjesh dhe reformash parlamentare.
“Në 30 maj 2013 isha po unë që e detyrova Kryemashtruesin e Sektit “Rilindje” t’i votonte në Kuvend:
Ligji për Gjykatën e Lartë me 108 vota pro
Ligji i Nëpunësit Civil me 107 vota pro
Reforma Parlamentare me 108 vota pro” shkruan Meta .
Ndër të tjëra nëpërmjet një postimi në ‘Facebook’ Meta ka theksuar se pa respektuar marrëveshjen e 5 Qershorit nuk ka çelje negociatash.
Postimi i plotë i Presidentit
Për të gjithë ata që më pyesin pse bëra koalicion me Partinë Socialiste në prill të vitit 2013, kam një kujtesë nga fjala ime e mbajtur në 5 maj 2013, Ditën e Shenjtë të Dëshmorëve, para familjarëve të tyre dhe veteranëve, ku kam bërë thirrje publike të votoheshin urgjent para zgjedhjeve parlamentare, Ligji për Gjykatën e Lartë, Ligji i Nëpunësit Civil dhe Reforma Parlamentare, tre kushte të Bashkimit Europian, që mbaheshin peng nga Kryemashtruesi i Sektit “Rilindje”.
Në 30 maj 2013 isha po unë që e detyrova Kryemashtruesin e Sektit “Rilindje” t’i votonte në Kuvend:
Ligji për Gjykatën e Lartë me 108 vota pro
Ligji i Nëpunësit Civil me 107 vota pro
Reforma Parlamentare me 108 vota pro.
Tani është koha t’i lerë mashtrimet ordinere dhe të kuptojë njëherë e mirë se pa respektimin e Marrëveshjes konsensuale të 5 Qershorit nuk ka çelje negociatash.


Për të tjerat, ju ftoj të gjithëve të më ndiqni sot live në Syri TV, në ora 20:45, në një intervistë me gazetarin Çim Peka, përballë edhe një paneli të nderuar analistësh. /Ra.My.Fjala.al/
https://www.facebook.com/watch/?v=811934369578315