Cristiano Ronaldo ka njoftuar se do të tërhiqet nga Kombëtarja e Portugalisë pas Kupës së Botës në Katar 2022.
Për tifozët portugezë kjo ditë do të jetë një nga ato që do të donin të vononte sa më shumë. Kapiteni i luzitanëve do të udhëheqë Kombëtaren edhe në Europianin e ardhshëm pas atij të vitit 2016 ku i dërgoi portugezët deri tek trofeu. Më pas, CR7 do të mbyllë një kapitull të lavdishëm në Katar të vitit 2022. Para disa kohësh Cristiano shënoi golin e 101 me kombëtaren, duke thyer të tjera rekorde.
Tërheqja e tij nga Kombëtarja do të jetë fundi i një cikli historik, i cili më vonë do të pasohet me tërheqjen e tij nga futbolli i luajtur ndaj të gjithë ndjekësit e futbollit do të luten që ai të vazhdojë të luajë sa më shumë. Deri sa të vijë dita e tërheqjes, nuk na ngelet gjë tjetër vetëm se ta shijojmë spektaklin që do të dhurojë ky fenomen…
Pa.Va/Fjala.al