Forconi imunitetin dhe luftoni Covid-19 me këto 5 ushqime

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Tani më shumë se çdo gjë tjetër, është e rëndësishme për sistemin imunitar të jetë në formën më të mirë gjatë pandemisë COVID-19.

Një nga mënyrat për të qenë të shëndetshëm është mbajtja e një ‘diete ushqyese’.

Universiteti Uc Davis Health – “Good Food is Good Medicine” na paraqet dietën Tiana Carey, e cila na mëson se cilat janë ushqimet që duhet të konsumojmë gjatë kësaj periudhe të vështirë.

Vitamina A

Kjo vitaminë ju ndihmon në rregullimin e sistemit të frymëmarrjes dhe përmirësimin e tretjes. Ushqimet më të pasura me vitaminë A janë : karota,patatja e ëmbël, brokoli,spinaqi dhe speci.

Vitamina C

Vitamina C ndihmon në stimulimin dhe formimin e antitrupave. Agrumet , luleshtrydhet, speci i kuq dhe kivi janë të gjitha të pasura me vitaminë C.

Vitamina E

Kjo lëndë ushqyese nxit neutralizimin e radikaleve te lira duke punuar si një antioksidant. Ushqimet me plot vitaminë E përfshijnë vajrat bimorë, fruta të thata, fara bimore dhe avokado.

Zinku

Në trupin tonë ne kemi shumë enzima që varen nga zinku dhe mungesa e zinkut çon në mosfumksionimin e sistemit imunitar. Ushqimet e pasura me zink janë: bishtajoret, farat bimorë, mishi ( sidomos ai i shpendëve) dhe frutat e detit.

Proteinat

Aminoacidet specifike që janë gjetur në proteinë janë thelbësore për funksionimin e qelizave, të cilat janë të domosdoshme kundër patogjeneve në trupin tonë. Mishi, shpendët, frutat e detit dhe frutat e thata janë të mbushura me proteinë.

Këto lëndë ushqyese e ndihmojnë sistemin tuaj imunitar të punojë në mënyrë më efektive. Duhet t’i konsumoni në mënyrë sa më të kontrolluar dhe jo ta teproni. Si gjithmonë për të parandaluar më shumë përhapjen e sëmundjes lani rregullisht duart./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporozës, sipas një studimi...

Tre shenjat e horoskopit që do të përballen me vështirësi financiare gjatë këtij viti

Tre shenja të horoskopit do të kenë vështirësi dhe pengesa përgjatë këtij viti për sa i përket sektorit financiar. Sipas astrologëve shenjat që do të...

Spahiu:Çudira shqiptare! E djathta europiane dyfishohet, e djathta shqiptare përgjysmohet

Juristi Kreshnik Spahiu komentoi në Report Tv, këtë mbrëmje protestën e opozitës para kryeministrisë, e cila me fjalimin e Berishës përmbylli tubimin e radhës pas...

Zgjedhjet në Kosovë, votojnë nga Haga ish-krerët e UÇK-së

Ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të cilët po mbahen në Dhomat e Specializuara në Hagë kanë votuar për zgjedhjet e 9 shkurtit. Kështu ka...

Arbana Osmani e bëri të famshëm dhe regjisor? Ja si i përgjigjet kritikave Edi!

Eduart Grishaj ka folur si rrallëherë për jetën e tij që nga fëmijëria e bukur dhe e vështirë, tek jeta sot. Ka folur për profesionin...

Lajme të tjera

Web TV