Përfaqësuesi i BE për dialogun Kosovë-Serbi, në përpjekje “për të zhbllokuar çështjen e Asociacionit”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Evropian në dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, qëndron sot në Kosovë.

Lajçak iu adresua ministrave të Jashtëm të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Të hënën në Luksemburg.

Në Bruksel burime konfirmuan se Lajçak do të vizitojë edhe Serbinë, për, siç u tha, “zhbllokimin e çështjes së Asociacionit të komunave me shumicë serbe”.

Kjo çështje duket se ka shkaktuar një ngërç  në bisedimet për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë.

Kosova ka thënë se nuk dëshiron të bisedojë më për të, por Serbia insiston në të kundërtën.

Formimi i Asociacionit është paraparë me Marrëveshjen e Brukselit të vitit 2013, të arritur në dialogun Kosovë-Serbi.

Më herët në vitin 2015, dy vendet, nën ndërmjetësimin e BE-së, kanë arritur edhe një marrëveshje shtesë për themelimin e këtij Asociacioni.

Por, Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka konstatuar se parimet për të nuk janë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës, edhe pse ka thënë se ato mund të harmonizohen me një akt ligjor të Qeverisë së Kosovës.

Pas këtij takimi, përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, tha se dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është një proces kompleks, por shprehu bindjen se arritja e një marrëveshjeje finale është çështje muajsh, e jo vitesh. Ru. Do/ Fjala.al

Të fundit

Zoo Park hapi dyert për fëmijët në ditën e 1 Qershorit

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, më 1 Qershor, Kopshti Zoologjik i Tiranës u shndërrua në një vend...

Ipeshkvi i Dioqesës së Sapës: Mos e shkatërroni familjen me divorce

Përballë sfidave të vështira, shoqëria ka nevojë për më shumë besim, durim dhe mirësi, tha kreu i Kishës Katolike në veri të Shqipërisë, Monsinjor...

Paradoksi shqiptar, 922 kandidatë për deputet morën deri në 99 vota

Nga Afrim Krasniqi Në një tryezë debati mbi elitat politike në Shqipëri dhe EJL një studiues gjerman u habit kur dëgjoi citime të CV-së së...

Parashutistë nga Franca dhe Zvicra, Vlora preferohet për adrenalinën

Vlora tashmë po preferohet edhe për sportet e adrenalinës. Kushtet e përshtatshme atmosferike, afërsia e maleve me detin dhe qytetin ka bërë që grupe...

Nuk ka asnjë dyshim, Ousmane Dembele shpallet lojtari i sezonit në Champions League

Sulmuesi i PSG-së, Ousmane Dembélé (28) është shpallur lojtari më i mirë i sezonit në Champions League 2024-2025. Francezi ngriti trofeun e Ligës së...

Lajme të tjera

Web TV