Soreca: Shqipëria ka ende shumë punë për të luftuar korrupsionin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ambasadori i BE në Shqipëri Luigi Soreca ka deklaruar gjatë konferencës të mbajtur për prezantimin e rezultateve të Grecos, se vendi jonë ka ende shumë punë për të bërë në luftën kundër korrupsionit.

Ai tha se duhen dënime të formës së prerë për zyrtarët e lartë që kapen me shkelje pasi qytetarët kanë nevojë të kuptojnë se askush nuk mund të qëndrojë mbi ligjin.

“Bashkimi Europian e ka mirëpritur raportin e Grecos i cili tregon përparime. Në luftën kundër korrupsionit në raportin vjetor është shprehur se Shqipëria ka një nivel përgatitje për të qenë pjesë e BE, me pak fjalë Shqipëria ka ende shumë punë për të bërë. Ne kemi parë një sërë dënimesh për zyrtarët të nivelit të ulët dhe të mesëm. Më shumë se 286 magjistratë kanë kaluar vettingun, 62% janë larguar nga detyra”, u shpreh Soreca.

Më tej ai shtoi se procesi i vettingut është kyç në luftën kundër korrupsionit.  “Situata e korrupsionit vazhdon të jetë i shtrirë gjithandej edhe është shqetësim për BE. Kjo luftë kërkon vendime të formës së prerë për zyrtarë të lartë, pasi këtu kanë qenë shumë të ulët. Duhen këto dënime pasi qytetarët kanë nevojë të besojnë se askush nuk mund të qëndrojë mbi ligjin.

Kemi besim te SPAK-u. U përmend edhe lufta kundër pastrimit të parave. Kjo është një çështje e lidhur me historinë e Shqipërisë. Është kyçe që rekomandimet të vihen në zbatim sa më parë. Në luftën kundër korrupsionit BE janë ndër partnerët më të mirë të Shqipërisë”, tha Soreca./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Skandal në Ukrainë, arrestohen 4 qeveritarë, abuzuan me dronët

Autoritetet ukrainase kanë kryer katër arrestime pas zbulimit të një skandali të ri korrupsioni që përfshin kontrata të fryra...

Sherri me thika në Vlorë, publikohen pamjet e përleshjes mes të rinjve

A2 CNN ka siguruar pamjet e përleshjes së dhunshme që ndodhi mes disa të rinjve mbrëmjen e së shtunës në qytetin bregdetar të Vlorës,...

SHBA ndërton bazën ushtarake në Nish para vitit 2030? Zbuloni arsyen

Eksperti i sigurisë Bedri Elezi tha në emisionin Balkan Talks në Euronews Albania se baza ushtarake e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë...

Tragjedi në koncertin e Wembley, fansi vdes pasi ra nga ulëset

Një burrë ka vdekur pasi është rrëzuar në stadiumin Wembley në Londër gjatë një koncerti të Oasis të shtunën në mbrëmje. Policia dhe ndihmësit mjekësorë...

Real Madrid merr ofertën zyrtare për Brahim Diaz, por ka një kusht

E ardhmja e Brahim Diaz te Real Madrid është në pikëpyetje. Marokeni i cili mund të luajë edhe si mesfushor sulmues edhe si anësor,...

Lajme të tjera

Web TV