Rama jep lajmin e mirë për fermerët: Ulim çmimin e naftës, heqim taksën e qarkullimit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se qeveria ka vendosur të ulë çmimin e naftës për fermerët. Rama publikoi disa hapa që nga heqja e akcizës deri tek mënyra sesi fermeri do të tërheqë naftën.

“Sot kemi një tjetër lajm besoj shumë pozitiv dhe të shumëpritur nga fermerët. Ka të bëjë pikërisht me karburantin. Sot jemi në kushtet kur do të ndërhyjmë që të nisim nga viti i ardhshëm me një regjim të ri për karburantin.

Do të heqim nga karburanti për prodhimin bujqësor akcizën. Nga karburanti do të heqim taksën e qarkullimit, dhe taksën e karbonit. Faktikisht do të ulim gjysmë për gjysmë mesatarisht çmimin e karburantit për fermerët. Për çdo fermer që punon tokën llogaritet sasia e naftës që i duhet për sipërfaqe dhe kulturat e deklaruara për punime tipike me mekanizmin. Për atë llogaritet vlera e barrës fiskale e cila do të përjashtohet”, u shpreh Rama.

Më tej ai sqaroi se kjo vlerë do të konvertohet në sasinë e përcaktuar në bazë të kritereve që thash të naftës që do të jepet falas përmes një karte të veçantë për çdo fermer. ”

Çdo fermer që ka tokë në pronësi apo me qira, është përfitues potencial e kësaj skeme, duke siguruar që ai të ketë niptin. Për atë sasi nafte do llogaritet vlera fiskale. Kjo vlerë do konvertohet në sasinë e përcaktuar të naftës falas nëpërmjet një karte të veçantë për çdo fermer.

Çdo fermer që ka tokë dhe punon atë është përfitues potencial i kësaj skeme. Aplikimi online për naftën falas. Sot besojmë që skema mund të përfshijë rreth 70 mijë fermerë të regjistruar dhe potenciali i skemës është për të shkuar më tej. 47 mijë fermerë të cilët e kanë tanimë nipt-in”, tha Rama.

Lexo edhe :  Ylli Pata: Të vërtetat e vonuara të Edmond Spahos për shkatërrimin e PD

Këto deklarata Rama i bëri gjatë një konference të përbashkët me gazetarët, ku shoqërohej edhe nga ministri Bledi Çuçi dhe drejtoresha e AZHBR, Frida Krifca./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Ambasada amerikane: Ngërçi politik po i kushton Kosovës

Ambasada amerikane në Prishtinë ka thënë të enjten se Kosovës po i kushton ngërçi politik dhe u ka bërë...

Vatër e re zjarri në Fushë-Arrëz, bashkia kërkon ndihmë nga ajri

Një vatër tjetër zjarri është shfaqur në Fushë-Arrëz, por këtë herë në pyjet pranë fshatit Kryezi në Podinat. Flakët po favorizohen nga era e fortë...

Kriminalizimi i gjestit politik është një gabim fatal

Mark Borkowski Ndërkohë që duartrokasim sufraxhetet dhe figura si Peter Tatchell, Britania po humbet të drejtën për të protestuar. Duhet t’i bëjmë vetes pyetjen: si do...

Asllani huazohet tek Torino, Interi i gjen pasuesin në Francë

Interi ka gjetur menjëherë zëvendësuesin e Kristjan Asllanit, i cili sapo është transferuar tek Torino. Klubi zikaltër po synon transferimin e Andy Diouf, mesfushorin...

Video abuzimi seksual me fëmijë, nis gjyqi ndaj ish-ministrit danez

Ish-deputeti dhe ministri Henrik Sass Larsen akuzohet për posedim të skedarëve fotografikë dhe video që përmbajnë materiale abuzimi seksual me fëmijë. Ndaj tij filloi...

Lajme të tjera

Web TV