Formacionet zyrtare/ Skënderbeu nis me Imamin, Partizani rikthen Solomon

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Vetëm pas disa minutash në Korçë do të nisë ndeshja midis Skënderbeut dhe Partizanit, takim i vlefshëm për javën e 18-të të Superiores.

Kjo ndeshje starton në orën 17:00 dhe është shumë e rëndësishme për të dyja skuadrat, ku duhet theksuar se Partizani vjen tashmë me trajnerin e rikthyer pas disa kohësh, italianin Adolfo Sormani.

Partizani do fitoren e kësaj sfide për të kapur sërish vendin e parë dhe për të mbajtur titullin kampion edhe këtë sezon, ndërsa Skënderbeu nga ana tjetër ndodhet në vendin e tetë të kategorisë dhe duhet më çdo kusht që të mbrojë veten nga rrëzimi prej kategorisë kryesore të këtij sporti në vendin tonë.

Sormani ka vendosur që ta fillojë këtë ndeshje me Feratin titullar, që duhet theksuar se u afrua te “Demat” gjatë kësaj merkatoje, ndërsa në sulm është nxjerrë Solomon.

Ilir Daja nga ana tjetër ka zgjedhur si titullar Eni Imamin, i cili u largua nga Tirana për t’u bashkuar me korçarët.

Formacionet zyrtare:

Skënderbeu: Koliçi, Meksi, Dita, Pollozhani, Imami, Taipi, Elezi, Ndeki, Gripshi, Bregu, Krasniqi.

Partizani: Hoxha, Idrizaj, Bitri, Belica, Trashi, Broja, Telushi, Ferati, Bardhi, Çinari, Solomon./Fjala.al/Katerina Tafa/

Të fundit

VIDEO/ Rama në Madrid, pritet nga Mbreti Filipe Vl

Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga takimi me Mbretin Filipe Vl. Rama ka udhëtuar drejt Spanjës ditën e...

Një album i ri me 5 këngë dhe 1 videoklip/ Ana Gjerbrea prezanton “Monstar”

Në një intervistë në “ABC e Mëngjesit” Ana Gjebrea, foli për pasionin për muzikën dhe projektet e pëlqyera gjithashtu nga publiku. Ajo foli për xhirimet që...

Censurë, shkurtime dhe…/ Me Trump, kërkimi shkencor në SHBA po përjeton ditë të errëta

Me një mori urdhrash ekzekutivë drejtuar agjencive kryesore shkencore të vendit, administrata Trump ka detyruar kërkimet më të mira të SHBA-së të ndërpresin operacionet e tyre normale për...

Babai i Hashim Thaçit në gjendje të rëndë/Gjykata i refuzon kërkesën për vizitë në Kosovë

Ish- presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka kërkuar të vizitojë Kosovën, pasi babai i tij ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Lajmin e ka bërë...

Mister në Buenos Aires, lumi bëhet i kuq

Alarm në Buenos Aires pasi lumi Sarandi, që kalon në periferi të kryeqytetit argjentinas, mori një ngjyrë të kuqe, gjë që sugjeron nivele të...

Lajme të tjera

Web TV