E rrallë, astronautja amerikane Kate Rubins do të votojë nga hapësira

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Astronautja amerikane Kate Rubins do të niset të mërkurën më 14 tetor drejt Stacionit Ndërkombëtar të Hapësirës së bashku me dy kozmonautë rusë. Rubins ka planifikuar shumë aktivitete në bordin e stacionit, duke përfshirë edhe votimin nga hapësira në zgjedhjet presidenciale të 3 nëntorit.

Astronautja Rubins së bashku me kozmonautët rusë Sergey Ryzhikov dhe Sergey Kud-Sverchkov pritet të niset më 14 tetor drejt Stacionit Ndërkombëtar të Hapësirës.

Ata do të udhëtojnë në bordin e një kapsule hapsinore Soyuz që do të lëshohet nga kozmodromi Baikonur në Kazakistan.

Muajin e kaluar, astronautja Rubins i tha agjencisë së lajmeve Associated Press se ajo ka në plan të votojë në zgjedhjet presidenciale nga hapësira, më shumë se 320 kilometra nga Toka.

Shumica e astronautëve jetojnë në qytetin Hjuston. Shteti i Teksasit i lejon ata të votojnë nga hapësira duke përdorur një fletë votimi elektronike të sigurt.

Qendra e kontrollit të misionit e përcjell fletën e votimin tek stacioni hapësinor dhe kthen fletën e plotësuar tek nëpunësi i qarkut.

“Është shumë e rëndësishme pjesëmarrja në demokraci dhe ne e konsiderojmë nder që jemi në gjendje të votojmë nga hapësira. Pasi plotësojmë formularin, ne kryejmë votimin në mungesë, që unë kam në plan ta bëj në nëntor”, thotë astronautja amerikane.

Gjatë qëndrimit në bordin e stacionit ndërkombëtar, Rubins, njeriu i parë që do të studiojë ndërtimin e blloqeve të ADN-së në hapësirë, ka në plan të zhvillojë një eksperiment kardiovaskular dhe të kryejë hulumtime duke përdorur laboratorin e stacionit hapësinor “Cold Atom Lab”.

Në fillim të muajit u lëshua në orbitë një anije transporti mallrash me fara rrepash të kuq. Hulumtuesit po shpresojnë që 40 rrënjë rrepash të rriten brenda muajit në stacionin e hapësirës.

Lexo edhe :  Teherani i hapur për kufizime, por jo për ndalim të plotë të pasurimit të uraniumit

Astronautja do të festojë 20 vjeton e pranisë së vazhdueshme të njeriut në stacionin hapësinor. Ajo po ashtu do të presë ekuipazhin e misionit të dytë komercial nga anija SpaceX, që pritet të mbërrijë në fund të tetorit.

“Është një arritje e jashtëzakonshme inxhinieriko-shkencore fakti që kemi këtë objekt të madh të krijuar nga njeriu i cili vazhdon të sillet në orbitën e Tokës prej 20 vitesh”,tha astronautja./VOA/

la.mi/Fjala.al

Të fundit

Irani paralajmëroi hakmarrje, rrezja e raketave balistike arrin shumë pranë Shqipërisë

Para se Donald Trump të miratonte sulmet ndaj bazave bërthamore iraniane, Republika Islamike kishte paralajmëruar që, nëse një gjë...

Inteligjenca artificiale, mjeku i gjeneratës së re? Rreziqet dhe ndihma që sjell

Një dhimbje koke, një simptomë e panjohur, një dyshim për një sëmundje… kërkimi i parë nuk është më te mjeku por gjithnjë e më...

Kush është Mbreti i Çmendur tani?

Nga Maureen Dowd Ndoshta mbreti i çmendur – ai tjetri – nuk qenka aq i çmendur sa mendonim. “George III është si Abraham Linkolni në krahasim...

Oferta marramendëse nga sheikët për Gjimshitin/ Atalanta merr vendimin për kapitenin

Berat Gjimshiti në këtë verë gjendej përsëri në një udhëkryq, pasi duhej të vendoste nëse dëshironte të ishte përsëri protagonist në nivelet më të...

“Në fillim forca, më pas paqja”, Netanyahu reagon pas sulmeve të SHBA-së në Iran

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, e ka vlerësuar vendimin e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, për të bombarduar tre centrale bërthamore në Iran si...

Lajme të tjera

Web TV