Pjesë e FA-së/Xhaçka thirrje të rinjve: Nesër afati i fundit, studimi zero lekë dhe punësim i sigurt

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dita e nesërme shënon ditën e fundit të aplikimit për te gjithë maturantët që duan të vazhdojnë studimet ushtarake në Akademinë e Forcave të Armatosura.

Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka ka ftuar të gjithë maturantët dhe të rinjtë që kanë dëshirë të bëhen pjesë FA-së të aplikojnë pasi afati i fundit është nesër në 14 tetor 2020.

“I dashur maturant, nëse ende nuk je regjistruar në një program studimi, bëhu pjesë e Forcave të Armatosura. 14 tetori është afati i fundit për këdo që do të nisë studimet bachelor në AFA, në shkencat ushtarake”, shkruan në Facebook ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka. Ajo sqaron se të rinjve u ofrohet: “Pagesë mujore ndihmuese gjatë periudhës së studimeve në AFA. Akomodim dhe ushqim falas për tre vitet e studimit. Tarifë studimi zero lekë në vit si dhe punësim i sigurtë pas përfundimit të studimeve”, shkruan Xhaçka. 

Studimet për në Akademinë  e Forcave të Armatosura fillojnë në 2 nëntor të këtij viti dhe janë 60 kuota të lira për të rinjtë që duan të jenë pjesë e këtyre strukturave. /Ra.My.Fjala.al/

Të fundit

Arrestimi i Veliajt/ GJKKO cakton detyrim paraqitje për pesë persona

Masa sigurie për çiftin Veliaj. Agjentët e Byrosë kombëtare të Hetimit kanë shkuar në zyrën e kryebashkiakut të Tiranës,...

Kosova: një udhëkryq mes politikës dhe gjeopolitikës

“Politika është loja e së mundshmes, por burrështetasit e vërtetë e kthejnë atë në realitet.” Bismark. Ditë pas sotmes, në Prishtinë do të shpallen fituesit....

Arrestimi i ministrit të Kurtit, kryeprokurori i Prizrenit: Sulmoi dhe gjatë zgjedhjeve

Pas arrestimit mbrëmë të ministri aktual i Zhvillimit Rajonal, Fikrim Damka, dhe një person tjetër, sot Kryeprokurori i Prizrenit, Petrit Kryeziu tha në një...

Huatë e këqija vijojnë rënien/ Kreditë me probleme në nivelin më të ulët të një dekade

Qytetarët shqiptarë por edhe bizneset kanë paguar në kohë këstet e kredive duke ndikuar në përmirësimin e mëtejshëm të këtij treguesi. Banka e Shqipërisë...

Nuk ekzekutohet masa arrest shtëpie për Ajola Xoxën, ndodhet jashtë shtetit

Me vendim të GJKKO, ndaj bashkëshortes së Erion Veliajt është caktuar masa arrest shtëpie. Por, burime bëjnë me dije se masa ndaj saj nuk...

Lajme të tjera

Web TV