Kombëtarja zbarkon në Vilnius për sfidën e së mërkurës, bën stërvitjen e fundit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kuqezinjtë zhvillojnë seancën e fundit stërvitore në kryeqytetin e Lituanisë. Pas atij udhëtimi prej thuajse 6 orë e gjysmë në ajër për të përshkuar para pak ditësh largësinë ajrore prej 4,620 kilometrash, nga Tirana në Kazakistan, Kombëtarja kuqezi ka bërë të martën edhe një tjetër udhëtim rraskapit, mbi 5 orë të tjera pa ndalesë, për të përshkuar 4,852 kilometrat nga Almatija në Vilnius.

Një fluturim i lodhshëm që është kryer gjatë paradites dhe kuqezinjtë kanë mbërritur në kryeqytetin e vendit baltik rreth orës 13:00. Pasi janë akomoduar, dhe kanë pushuar për pak orë në një nga hotelet e Vilniusit, skuadra i është drejtuar “LFF”, apo thënë ndryshe Stadiumit të Federatës Lituaneze të Futbollit, që më parë njihej si Stadiumi “Vetra”, për të zhvilluar edhe seancën zyrtare stërvitore një ditë pas ndeshjes.

E gjithë seanca është shoqëruar nga reshjet e shiut, ndërkohë që duhet theksuar se fusha e këtij stadiumi 5,000-vendësh, ku do të zhvillohet dhe sfida ndaj lituanezëve, është me bar artificial. Si zakonisht trajneri Reja ka punuar me anën taktike për të testuar lojtarët në skemat e tij. Me ekipin ka qenë edhe Abrashi, por prania e tij në ndeshje mbetet ende në dyshim të fortë për shkak të dëmtimi në kavilje.

Takimi Lituani-Shqipëri do të luhet të mërkurën, duke nisur nga ora 18:00 dhe është i 4-ti për kuqezinjtë në kuadër të grupit të 4-t të Ligës C të Ligës së Kombeve të Evropës. Të 4 ekipet e këtij grupi kanë nga 4 pikë pas 3 ndeshjesh, ku kanë marrë secila një fitore, një barazim e një humbje dhe, për efekt golaverazhi, Shqipëria mban vendin e dytë, pas Kazakistanit, e ndjekur nga Bjellorusia dhe Lituania.

Lexo edhe :  Zyrtare, klubi i elitës ndan rrugët me trajnerin

la.mi/fjala.al

Të fundit

Një mi gjigant afrikan vendos rekord botëror në zbulimin e minave

Edhe pse zakonisht minjtë nuk gëzojnë ndonjë reputacion të mirë, Ronin, një mi afrikan i përmasave të mëdha, po...

Zjarr në një magazinë në Pogradec, shpëtohet një person që jetonte në të

Një magazinë e vogël është përfshirë nga flakë rreth orës 13:40 në lagjen numër 4 të qytetit të Pogradecit, ku behet e ditur se...

Parashikimet “e frikshme” për jetën në vitet 2000, që u realizuan

Fëmijët e intervistuar në vitin 1966 bënë parashikime të sakta dhe njëkohësisht të frikshme se si do të dukej jeta në vitet 2000. BBC...

“Të dua”- U përfolën për ndarje, Big Basta bën deklaratën e veçantë për Vesa Lumën

Prej disa ditësh çifti i njohur i showbizit, Big Basta dhe Vesa Luma, po përfliten për një krizë në marrëdhenien e tyre. Shkak për...

FOTO/ U ‘pushtua’ nga macet, shitet shtëpia e fëmijërisë së Donald Trump

Shtëpia e fëmijërisë së Presidentit Trump në qytetin e Nju Jorkut është shitur me një çmim shumë më të ulët, pasi pronari i mëparshëm...

Lajme të tjera

Web TV