Gjermani/ Shënohen 5,000 raste me koronavirus që prej muajit prill

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Agjencia kombëtare për kontrollin e sëmundjeve në Gjermani raporton se janë regjistruar më shumë se 5,000 raste me koronavirus brenda 24 orëve, për herë të parë prej muajit prill.

Shifrat e publikuara sot në mëngjes nga Insitituti Robert Koch, tregojnë se 5,132 raste të reja janë regjistruar me këtë virus, çka përbën rritje për më shumë se 1,000 persona të infektuar, në krahasim me 4,122 në ditën e martë.

 Një total prej 334,585 i të infektuarve është regjistruar në këtë shtet, prej kur ka shpërthyer pandemia, derisa si pasojë e tij kanë vdekur 9,677 pacientë.

Numri i të infektuarve tani u është kthyer niveleve të mesit të prillit por jo atyre të pikut të pandemisë që është shënuar në muajin mars dhe fillimin e prillit, kur autoritetet gjermane kanë regjistruar më shumë se 6,000 raste në ditë.

Megjithatë, tani është thënë se janë duke u kryer më shumë teste në krahasim me muajt paraprak, andaj edhe janë duke u regjistruar më shumë të infektuar.

Një javë më parë, autoritetet shëndetësore kanë raportuar 2,828 raste me koronavirus në Institutin Robert Koch. Ru. Do/ Fjala.al

Të fundit

Vota e diasporës me kosto, DHL: Po presim 9 milionë eurot

Me përfundimin e zgjedhjeve të 11 majit, DHL kompania që mundësoi votën e diasporës përmes shërbimit postar kërkon të...

Ky është ilaçi më efektiv se aspirina për problemet e zemrës

Një ekip ndërkombëtar mjekësh ka zbuluar se ilaçi clopidogrel, i cili shpesh përshkruhet për hollimin e gjakut dhe nuk sjell rreziqe shtesë, është më...

Shqiptarët po i besojnë më shumë pensioneve private. Pse?

Dëshira për të pasur një pension dinjitoz në të ardhmen po nxit punonjësit drejt skemave private. Aktualisht janë 48 mijë qytetarë që paguajnë kontribute vullnetare,...

A e dini cilat janë 3 shenjat më koprace të horoskopit?

Astrologjia na zbulon se disa shenja të zodiakut janë të prirura natyrshëm drejt kursimit ekstrem, kontrollit financiar dhe një frike të brendshme nga humbja...

Dumani në DASH është shuplakë e SHBA për Sali Berishën

YLLI PATA - Administrata numër 2 e Donald Trump po zbaton një politikë të re ndj veneve aleate, partnere por edhe armike. Një politikë...

Lajme të tjera

Web TV