SHBA/ Trump i kërkon Gjykatës së Lartë pezullimin e censusit të vitit 2020

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjykata e Lartë e Shteteve të Bashkuara  ndali të martën procesin e numërimit të banorëve të vendit deri në fund të muajit tetor. Censusi bëhet çdo 10 vjet në Shtetet e Bashkuara.

Administrata e Presidentit Donald Trump i kishte kërkuar Gjykatës së Lartë të vendit që të pezullonte vendimin e një gjykate rrethi që lejoi vazhdimin e regjistrimit të popullsisë deri në fund të muajit.

Administrata e Presidentit Trump argumentoi se numërimi i banorëve duhej të përfundonte menjëherë në mënyrë që Byroja e Regjistrimit të popullsisë të kishte kohë të mjaftueshme për të bërë llogaritë përfundimtare përpara afatit të fundvitit të miratuar me ligj nga kongresi që përcakton numrin e vendeve në kongres që secili shtet merr.

Një koalicion i qeverive lokale dhe grupeve të të drejtave civile kishte hedhur në gjyq administratën, duke argumentuar se pakicat dhe të tjerët në komunitetet ku regjistrimi i banorëve është i vështirë do të humbasin nëse numërimi përfundonte herët.

Gjykatësja Sonia Sotomayor e kundërshtoi vendimin.

“Përmbushja e afatit në kurriz të saktësisë së regjistrimit nuk është një kosto që ia vlen të paguhet, veçanërisht kur qeveria nuk ka arritur të shpjegonte pse nuk mund të rriste shpenzimet për më shumë burime për të përmbushur afatin ose për të vazhduar përpjekjet e mëparshme për të kërkuar një zgjatje nga Kongresi”, shkroi Sotomayor.

Muajin e kaluar, Gjykatësja e Qarkut Lucy Koh në San Jose, të Kalifornisë, doli në krah të paditësve dhe lëshoi një urdhër për pezullimin e afatit të 30 shtatorit për përfundimin e regjistrimit të popullsisë në vitin 2020 dhe afatit të 31 dhjetorit për dorëzimin e shifrave që përdoren për të përcaktuar se sa vende në kongres secili shtet merr, një proces i njohur si ndarja e zonave të kongresit.

Lexo edhe :  Sërish në Vlorë! 25-vjeçari plagoset me thikë pranë zemrës

Kjo bëri që afatet të ktheheshin përsëri në një plan të mëparshëm të Byrosë së Regjistrimit, sipas të cilit, operacionet në terren duhej të përfundonin më 31 tetor dhe raportimi i shifrave të ndarjes së zonave në fund të prillit të vitit 2021.

Kur Byroja e Regjistrimit dhe Departamenti i Tregtisë, i cili mbikëqyr agjencinë e statistikave, zgjodhi 5 tetorin si ditë të mbylljes së procesit të numërimit, gjykatësja Koh e rrëzoi edhe atë, duke akuzuar zyrtarët për “luhatje nga një plan i nxituar, i pashpjegueshëm në tjetrin … dhe minimin e besueshmërisë së Byrosë së Regjistrimit dhe Censusit të vitit 2020”.

Me planet për census të penguar nga pandemia, Byroja e Regjistrimit në prill kishte propozuar zgjatjen e afatit për përfundimin e numërimit të banorëve nga fundi i korrikut në fund të tetorit dhe shtyrjen e afatit të dorëzimit të shifrave përfundimtare dhe ndarjes së zonave nga 31 dhjetori i këtij viti në prillin e vitit të ardhshëm.

Mosveprimi i republikanëve përkoi me një urdhër të korrikut nga Presidenti Trump që udhëzonte Zyrën e Regjistrimit të Popullsisë për të mos regjistruar njerëzit që janë në vend në mënyrë të paligjshme.

Duke iu përmbajtur afatit të 31 dhjetorit, kontrolli mbi ndarjen e zonave të kongresit në bazë të censusit të ri do të mbetej në duart e administrates së Presidentit Trump pavarësisht se kush i fiton zgjedhjet presidenciale të 3 nëntorit.

Propozimi për të zgjatur afatin e ndarjes së zonave u miratua nga Dhoma e Përfaqësuesve e kontrolluar nga demokratët, por Senati i kontrolluar nga Republikanët nuk pranoi të shqyrtonte kërkesën. Ru. Do/ Fjala.al

 

Të fundit

Cilat janë pasaportat më të fuqishme në botë për 2025?

Firma britanike e konsulencës Henley & Partners ka publikuar edhe këtë vit renditjen e saj, tashmë tradicionale, të pasaportave...

Grushtet mbi kamerierin dhe shuplaka mbi shoqërinë

Nga Sebi Alla Shuplakë, grushte dhe fyerje mbi një gjimnazist vetëm 18-vjeçar, kamerier në një kompleks të njohur në Vlorë. Dhunuesi mund të ishte kushdo....

3 kërkesat e Shabanit për Lapajn para se… të shtypte “butonin e kuq”

Pas zgjedhjeve të 11 majit, Endrit Shabani i kërkoi takim Adriatik Lapajt për të diskutuar mbi vijimësinë e koalicionit. Ai shfrytëzoi javët më të...

Sërish në Vlorë! 25-vjeçari plagoset me thikë pranë zemrës

Një 25-vjeçar, shtetasi M.Shaka, është plagosur me thikë ditën e sotme në Vlorë. I riu ka mbërritur në spital i qëlluar me thikë pranë...

Real Madrid fiksohet pas 15-vjeçarit të Arsenalit, Perez “all in”

Real Madrid ka bërë deri tani 4 transferime të bujshme këtë verë, por përveç emrave të njohur, klubi madrilen nuk heq dorë nga strategjia...

Lajme të tjera

Web TV