Një 32- vjeçar ka përfunduar në prangat e policisë së Durrësit pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.
Ngjarja ka ndodhur më datë 11 tetor, ndërsa 3 ditë pas denoncimit në polici i riu me inicialet Xh. Y., është arrestuar pasi ishte shpallur në kërkim.
Sipas dëshmisë së të resë, gruaja e cila duke mos duruar dot dhunën e përsëritur ndaj bashkëshortit ka denoncuar rastin në fjalë, ndërsa është paraqitur në komisariat me shenja në trup si pasojë e dhunës sistematike.
Lidhur me rastin, materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme./Bl.Ba/Fjala.al