“I mirëpritëm por na provokuan”/ Serbët kujtojnë ndeshjen në Beograd ndaj Shqipërisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Serbia ka kujtuar ditën e sotme sfidën me Shqipërinë që u zhvillua në Beograd.

Duket se as ata nuk e harrojnë dot atë ndeshje ku simbolet shqiptare ishin të ndaluara, por jo për Ballist Morinën, i cili dërgoi një dron me flamurin e famshëm “Autochtonus” në mes të stadiumit. Kjo gjë  i acaroi shumë tifozët serbë, që filluan të hidhnin sende në fushë e më pas zbritën edhe vetë duke sulmuar lojtarët e Kombëtares tonë.

Ky veprim i tyre, solli menjëherë ndërprerjen e sfidës, e cila më pas u fitua nga Shqipëria 0-3 në tavolinë. Këtë sfidë e ka risjellë në kujtesën e serbëve edhe gazeta e njohur ‘Kurir’, e cila shkruan se ata i mirëpritën shqiptarët, por si përgjigje morën provokime.

“Serbia e mirëpriti Shqipërinë në një stadium të stërmbushur, në ndeshjet për kualifikueset e EURO 2016, por në stadium u shfaq një dron i të ashtuquajturës Shqipëri e madhe. Mitroviç zbret dronin poshtë, por lojtarët shqiptarë e sulmuan atë, për të marrë flamurin. Tifozët të provokuar nga kjo nuk u përmbajtën dhe u futën në fushë ku sulmuan lojtarët shqiptarë, të cilët u futën në dhomat e zhveshjes dhe nuk u kthyen më…

Organizatori i këtij provokimi skandaloz ishte Ismail Morina, i cili më vonë u bë hero kombëtar në Shqipëri. Morina u ngjit në kishë dhe e lëshoi dronin nga atje. Teka më vonë tha se donte të bënte një verim patriotik për djegien e flamurit shqiptar në Xhenoa. Më vonë gjithashtu kërkoi falje që shkoi te kisha.”, thuhen ndër të tjera në artikullin e gazetës.

Ajo ndeshje hyri në histori sepse përveç fitores, Shqipëria arriti të kualifikohej në “Euro 2016”, ndërsa serbia jo. E duket se edhe sot e kësaj dite, kjo gjë i vret jo pak serbët në kujtimet e tyre…

Lexo edhe :  Miratohet rregullorja e re e Kategorisë Superiore, ja cilat janë risitë e fazës “Final 4”

 

Pa.Va/Fjala.al

Të fundit

Kur gripi mund të shkaktojë paralizë? Shkenca zbulon sekretin

Familja e një burri që u paralizua kur ishte ende fëmijë dyvjeçar, pasi u sëmur me grip, nxiti shkencëtarët...

Vjosa Osmani: “Ju zbuloj kur mësuam veprimet e Serbisë në kufi”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Omsani, ka thënë të enjten se Serbia ka pasur qëllim dhe ka ende qëllim destabilizimin e situatës së sigurisë në...

Vlorë, tentoi t’i jepte fund jetës, gjendet arma që përdori 17-vjeçarja

Është gjetur dhe sekuestruar arma e zjarrit që dyshohet se u përdor nga 17-vjeçarja në Vlorë, e cila tentoi të vriste veten. Përmes një njoftimi,...

Juventus nis ofertën e radhës për Sanchon, pengësë bëhet një lojtar i bardhezinjve

Juventusi nuk po heq dorë nga pista për Jadon Sancho dhe në orët e fundit ka paraqitur një ofertë të re për Manchester United,...

Po vjen marrëveshja historike Britani-Gjermani, zbulohen detajet

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer pritet të nënshkruajë sot një marrëveshje dypalëshe me kancelarin gjerman Friedrich Merz, e cila përfshin masa të reja për...

Lajme të tjera

Web TV