Kumbulla: Ndërrimi i Rejës ishte i drejtë, i lumtur që luajta dy ndeshje si titullar kuqezi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

“Ndërrimi i Kumbullës ishte zgjidhje e imja”, deklaroi trajneri i Kombëtares, Edoardo Reja.

“Mendoj që ishte vendim i duhur, çdo kush ka idenë e tij.

Dhe mendimin e trajnerit e ka mbështetur edhe vetë Marash Kumbulla, duke folur pas barazimit në fushë ndaj Lituanisë me rezultatin 0-0.

Ishte një ndeshje e vështirë, – ka deklaruar i riu që cilësohet si premtimi i mbrojtjes kuqezi për të ardhmen. Luajtëm mirë, por nuk morëm 3 pikët. Kishim shumë raste, nuk mundëm të shënonim. Më vjen keq që nuk fituam. Trajneri bëri mirë që më ndërroi, nuk isha shumë në formë sot.

Jam shumë më i kënaqur që luajta këto 2 ndeshje si titullar”, – ka shtuar ai.

Po cila është më e fortë, Lacio e Strakoshës apo Roma e Kumbullës?

Është e vështirë të them, por besoj Roma është më e fortë”, u shpreh Kumbulla, duke iu përgjigjur gazetarëve.

Në fakt, Reja e theksoi disa herë në fjalët e tij idenë se duhet t’u japë mundësinë të gjithë të rinjve që të fitojnë përvojë, që të japin diçka në lojë dhe të kontribuojnë në ekip.

Të njëjtën gjë bëra edhe në sulm, me aktivizimin e Manajt dhe Vrionit, ka thënë italiani i stolit kuqezi, duke shtuar më tej se: “Ishte i kushtëzuar t’i bënte këto zgjedhje.”

Të fundit

A mund t’i përgjigjeni pyetjes që pothuajse të gjithë gabojnë në intervistat e Google?

Imagjinoni të jeni tkurrur në madhësinë e një monedhe dhe të gjeni veten në fund të një blenderi; Keni...

Filmi “Borëbardha” i Disney-t kryeson arkën filmike pavarësisht komenteve negative

Filmi i ri artistik i Disney-t, një adaptim i përrallës klasike “Borëbardha”, ka kryesuar listën e filmave më të shikuar në arkën filmike të...

Parashikimi i motit për ditën e nesërme, ja çfarë pritet të ndodhë me temperaturat

Edhe përgjatë ditës së mërkurë në vendin tonë do të mbizotërojë mot i paqendrueshëm, ku nuk do të mungojnë reshjet e shiut me intensitet...

Çfarë mësohej në shkollë gjatë fashizmit?

Gjashtë muaj pas marshimit në Romë më 28 tetor 1922, falë të cilit ai mori qeverisjen e vendit, Musolini filloi ndër masat e para reformën e sistemit...

Kalonte tonelata kokainë nga Amerika Latine drejt Evropës/ Kush është shqiptari misterioz

Emisioni “Në Shënjestër” në News24 ka zbuluar në emisionin e mbrëmjes së sotme identitetin e shqiptarit misterioz, i cili u kthye në një prej...

Lajme të tjera

Web TV