“Përballoj këdo që më del para”/ Kryemadhi zbulon dy qarqet ku mund të kandidojë si deputete

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka zbuluar dy qarqet në të cilat mund të kandidojë për deputete.

E ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin ‘Aktualitet’, Kryemadhi përmendi qarkun e Elbasanit dhe atë të Fierit, si dy opsionet për të kandiduar për deputete.

 “Është shpejt për të folur për listën e deputeteve të LSI-së. Po bëjmë zgjedhjen e delegatëve për Konventën e partisë me datën 5 dhjetor.  Nuk e kam problem fare. Akoma nuk e kam vendosur ku do të kandidoj për deputete, por kam dy ide Elbasan dhe Fier.”, theksoi ajo.

Ndër të tjera, Kryemadhi shtoi se ajo nuk i trembet askujt dhe përballet me këdo që i del para.

“Monika Kryemadhi përballet me këdo që i del para. Nuk ka të bëjë me interesin tim personal, por ka të bëjë me parimet. Meqë me Kodin e ri e kanë vendosur kryetarin e partisë të kandidojë në katër qarqe do të shikojmë.” tha ajo.

Kujtojmë se më herët u përfol që Kryemadhi mund të kandidonte në qarkun e Durrësit, pasi në këtë qark u aludua gjithashtu se mund të kandidonte edhe kryeminstri Rama. Më pas ishte ky i fundit, që mohoi gjithçka duke konfirmuar se do të kandidonte sërish në Vlorë.

 

Pa.Va/Fjala.al

Të fundit

Ekipet shqiptare në Europë: Egnatia dominon, fiton edhe Drita e Kosovës

Egnatia fitoi sot 1-0 në nisjen e rrugëtimit të saj në UEFA Champions League. Kampionët e Shqipërisë u përballën...

“Arrestuat ketrin, jo klientët e Epstein”/ Elon Musk shpërthen kundër Trump

Elon Musk ka ndezur një valë të re polemikash pas një postimi të ashpër dhe ironik në platformën e tij X (ish-Twitter), ku sulmoi...

Merkato, Igli Tare po ndjek dy emra në kampionatin anglez

Milan synon të përforcohet jo vetëm në mesfushë këtë merkato ku po ndiqen emra si Granit Xhaka, Ardon Jashari, Javi Guerra e ndonjë tjetër,...

“Salianji është kurban i Berishës, ai është i përdorur”

Pas 9 muaj e gjysmë në burgun e Fierit ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji i cili u dënua për kallëzim të rremë, si...

Ardian Ismaji ndryshon ekip, zyrtarizohet te Torino!

Futbollisti nga Kosova që luan për kombëtaren e Shqipërisë, Ardian Ismajli është bërë me skuadër të re. Mbrojtësi shqiptar është prezantuar te skuadra e...

Lajme të tjera

Web TV